05/06/2009
Një pjesëmarfrje e madhe votimi pritet në Qipro si dhe në 33 qendrat e votimit jashtë.
Nga Kristos Ringas për Southeast European Times në Athinë -- 05/06/09
![]() Votuesit kanë rastin të hedhin votat e tyre të shtyunën (6 qershor) në zgjedhjet e PE. [Getty Images] |
Qiproja do të mbajë zgjedhjet e veta të Parlamentit Evropian (PE) të shtunën (6 qershor) dhe do të vazhdojë votimin ditën tjetër, pavarësisht nga festa ortodokse e Pentekostit apo Kataklizmës, që bie të hënën.
Duke hedhur poshtë prirjen gjëkundi tjetër në Evropë, pjesëmarrja në votime pritet të jetë e lartë. Mbi 70% e votuesve të regjistruar mbushën qendrat e votimit në 2004 dhe numri ka gjasa të jetë mbi mesataren evropiane prej 45% për të dytën herë me rradhë.
Rreth 500,000 vetë janë regjistruar të votojnë në Qipro, e cila ka një popullsi totale prej 800,000. Afërsisht 28% e shtetasve janë nën moshën ligjore të votimit e cila është 18 vjeç.
Një seri çështjesh të brendëshme, jo vetëm evropiane, duket të gjenerojnë një shamatë midis votuesve sipas Myria Vasiliadu, një sociologe dhe kreu i Lobit të Grave Evropiane.
"Partitë politike në Qipro po diskutojnë kryesisht çështjet kombëtare. Pakë tema evropiane që po debatohen (dhe dua të jem e qartë se ato janë shumë pakë) priren të përqëndrohen rreth migracionit dhe kontrollit kufitar e krizës financiare. Por kriza financiare duket se e ka goditur Qipron tepër vonë dhe jo aq fort sa vendet e tjera evropiane, prandaj nuk është kaq shumë një problem," tha Vasiliadu në një intervistë muajin e kaluar me të përditëshmen NRC Handelsblad.
Qiproja ka gjashtë vende për të mbushur në Strasburg, po aq sa kishte në zgjedhjet e kaluara. PE përbëhet nga 736 vende nga blloku 27-vendesh.
Në një përpjekje për të rregulluar votuesit, votat do të jenë në greqisht dhe turqisht dhe 33 qendra votimi janë ngritur jashtë, duke përfshirë 20 në Greqi dhe pesë në MB.
Rreth 10,000 votues pritet të përdorin këto qendra votimi.
"Ne shpresojmë se kjo do të jetë e mundur, në mënyrë që t'u shërbejmë sa më shumë njerëzve dhe të kufizojmë distancën që ata duhet të udhëtojnë për në qendrat e votimit," tha presidenti Demetris Kristofias.
Në zgjedhjet e 2004, Tubimi Demokratik (DISY) fitoi votën popullore me 28.2%. Partia Progresiste e Popullit Punonjës (AKEL) përfundoi e dyta me 27.9% dhe Partia Demokratike (DIKO) ishte e treta me 17.1%.
Sipas uebsajtit të PE, partitë politike marrin një grant nga qeveria për të financuar fushatën e tyre, bazuar në rezultatet në zgjedhjet e mëparshme.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes