"Fillimi i ri" i Obamës bën përshtypje në Ballkan

05/06/2009

Thirrja e presidentit të SHBA Barak Obama për kapërcimin e dallimeve rezonoi në një pjesë të botës për të cilat nuk janë të huaja grindjet ndërfetare.

Nga Besa Beqiri, Jusuf Ramadanoviç dhe Ajhan Shimshek, për Southeast European Times

photo

Presidenti i SHBA Barak Obama përshëndet pas fjalimit të tij në Universitetin e Kairos të enjten (4 qershor). [Getty Images]

Duke ndjekur fjalimin e presidentit të SHBA Barak Obama në Kairo, Selim Begoviç kujtoi përvojën e tij personale me ekstremizmin dhe urrejtjen fetare.

Menazheri i ndërtimit në Sarajevë tha se ishte përzënë nga fshati i tij i lindjes në Bosnjen dhe Herzegovinën (BiH) lindore. "Është me të vërtetë e pakuptimtë , ndonse unë e kam ndjerë urrejtjen në vetë lëkurën time, për njerëzit që të urrejnë njeri tjetrin për shkak të besimeve të tyre."

Në fjalën e tij të enjten (4 qershor) Obama pranoi tensionet historike midis Perëndimit dhe Islamit. Ai kërkoi një "fillim të ri midis Shteteve të Bashkuara dhe muslimanëve anembanë botës...një të tillë të bazuar në të vërtetën se Amerika dhe Islami nuk janë përjashtues dhe nuk ka nevojë të jenë në konkurrencë. Në vend të kësaj, ato mbivendosen dhe ndajnë parime të përbashkëta, parimet e drejtësisë dhe përparimit; tolerancës dhe dinjitetit të të gjitha qënieve njerëzore."

Fjalimi i tij tërhoqi një audiencë të vëmendëshme në Ballkan, ku dallimet fetare ndihmuan nxitjen e përleshjes së përgjakëshme pas shpërbërjes së Jugosllavisë në krye të viteve 1990. Presidenti i SHBA citoi posaçërisht genocidin në Bosnje dhe Herzegovinë, duke e quajtur vrasjen e të pafajshmëve atje dhe në Darfur "një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive".

"Unë nuk mund të kuptoj pse ekziston fare urrejtja fetare. Ajo nuk mund të ekzistojë midis njerëzve që me të vërtetë besojnë në zot," i tha Setimes taksisti i Sarajevës Azem Karup. "Amerika ka qenë kurdoherë e drejtë në gjykimin e situatës në Bosnje."

Sipas myftiut të madh të BiH, Mustafa Efendija Çeriç, Obama dha një "mesazh të paqes dhe pajtimit bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë".

"Natyrisht për mua, si një boshnjak, është veçanërisht prekëse që nga 1.5 miliard muslimanë në botë, ne kemi gjetur këtë moment të vogël apo këtë pjesë të vogël në fjalimin e tij...[për] këtë Bosnjen tonë të vogël, e cila nga vlerat e saj morale zë një vend në krye," e citoi të thoshte Çeriç, Radio Free Europe. "Ne shpresojmë se ne do të jemi në këtë rol që na ofrohet ne tani."

Fjalimi i Kairos gjeti gjithashtu një mbulim të gjerë në Kosovë ku ndarja etnike midis shqiptarëve dhe serbëve është gjithashtu një ndarje fetare midis muslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë. Media lokale theksoi insistimin e Obamës se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë kurrë në luftë me Islamin dhe thirrjen e tij për t'i dhënë fund ciklit të dyshimeve e mosmarrëveshjeve.

Sipas Kujtim Kërveshit, një ekspert ndërkombëtar i ligjit në Institutin e Ligjit të Kosovës, fjalët e Obamës "treguan përsëri vendosmërinë e administratës së SHBA në ngritjen e marrëdhënieve miqësore. Origjina e Z. Obama, sfondi i tij kulturor dhe përvoja jetësore ndihmon sjelljen e një bashkimi të tillë, veçanërisht në 'botën muslimane'."

Citimi i Kuranit të Shenjtë nga presidenti i SHBA demonstron natyrën dhe shpirtin e tij human si dhe njohuritë e tij të kulturës botërore, i tha Kërveshi SETimes.

"Jam plotësisht i bindur se fjalimi i tij do të jetë midis fjalimeve historike, që, së bashku me veprimet e tij të ardhëshme dhe arritjet në lidhje me paqen dhe sigurinë në botë, do të ndërtojnë prosperitetin dhe sigurinë globale."

Në Turqi, ndërkohë, fjalët e Obamës u përshëndetën si nga politikanët islamistë dhe nga sekularistët, dy kampet kryesore në një debat përçarës lidhur me drejtimin e vendit. Obama bëri një vizitë të mirëpritur në Ankara në prill dhe sondazhet e vendit tregojnë 25% rritje në pikpamjet favorizuese ndaj Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit.

Turqia, një vend kandidat i BE, po përpiqet të fitojë mbi skeptikët në bllok dhe të bëhet vendi i parë anëtar i tij me mbizotërim musliman. Ndërkohë, skena politike e vendit ka qenë e rrënuar nga grindjet lidhur me rolin e fesë.

"Ai sinqersiht ndan ndjenjat e mendimet e njerëzve në vendet islamike dhe i shprehu ato. Kjo është shumë shpresëdhënëse," tha presidenti Abdullah Gul për fjalimin e Kairos, duke e përshkruar atë si "të sinqertë, të ndershëm dhe realist".

Në gazetën sekulariste Cumhuriyet, kolumnisti dhe profesori i sociologjisë Emre Kosgar vlerësoi fjalimin si "të jashtzakonshëm". Ai paralajmëroi megjithatë kundër aplikimit të fjalëve të Obamës ndaj kundërshtive politike brenda vendit, të tilla si ndalimi i shamive të kokës në universitetet turke.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ne nuk duhet të kërkojmë për përfundime të shpejta...ndikuar nga polarizimi në problemet vendase," shkroi ai.

Fehmi Koru, një kolumnist në të përditëshmen pro-qeveritare Yeni Safak, tha se administrata e Obamës kishte ndryshuar tonin e dialogut të SHBA me botën. "Ideja e 'ju jeni ose me ne ose kundër nesh' ka ikur," shkruante ai.

"Në qoftë se Obama bën një përpjekje serioze, në përputhje me idetë që hodhi në Kairo, për të ndërtuar një botë të re me drejtësi, bota islamike nuk do të vonojë t'i japë atij një përgjigje pozitive."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment