04/06/2009
Ndërsa presidenti Traian Bashesku po u kërkon shtetasve të votojnë të dielën, shumë thonë se zgjedhjet e Parlamentit Evropian nuk u bëjnë përshtypje.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 04/06/09
![]() Një kalimtar përpara një posteri fushate në Bukuresht. [Getty Images] |
Presidenti Traian Bashesku po nxit rumunët të votojnë të dielën (7 qershor) në zgjedhjet e dyta të vendit për Parlamentin Evropian (PE).
"Do të doja t'u thosha rumunëve se prania e tyre në qendrat e votimit do të thoshte shumë më tepër se një shenjë e thjeshtë e simpatisë së tyre për partitë politike...Zgjedhjet evro-parlamentare përfaqësojnë jo vetëm një rast për ta për të shprehur simpatitë e tyre për një parti apo për një tjetër, por një moment kur Evropa mat maturinë dhe përkushtimin e popullit ndaj idesë së BE," tha Bashaeku në një konferencë shtypi të mërkurën.
Duke pasuar prirjen anembanë Evropës, pjesëmarrja në votim pritet të jetë e zymtë në Rumani.
Një sondazh i Eurobarometer nxjerrë muajin e fundit sugjeron se vetëm 34% e rumunëve kanë ndërmend të hedhin votat e tyre, një përmirësim i lehtë nga afërsisht 29% të votuesve në 2007.
Janë afërsisht 18.5 milion votues të regjistruar në vend.
"Rumunët nuk janë ende të ndërgjegjshëm për ç'fitojnë a humbasin nga këto zgjedhje, ndryshe nga shumica e evropianëve. Kjo është kryesisht pasojë e politikanëve që nuk kanë patur kohën e duhur midis sulmeve të shumta tipike politike, për t'u dhënë rumunëve të paktën një tablo të përgjithëshme të asaj çka duan të thonë këto zgjedhje dhe PE," tha Dan Stanku, kreu i departamentit të çështjeve të huaja në të përditëshmen Evenimentul Zilei.
Rumania ka 33 vende deputetësh të PE për të mbushur këtë vit në Strasburg, dy më pak se në zgjedhjet e mëparshme. PE do të përbëhet nga një total prej 736 anëtarësh nga blloku 27-vendesh.
Parë si një provë veshjeje për zgjedhjet presidenciale këtë vjeshtë, çdo shamatë rreth zgjedhjeve të PE u injorua gjerësisht nga lokalët.
"Unë nuk do të shkoj të votoj të djelën," tha studentja 24-vjeçare e mjekësisë Eliza Sandulesku. "Ndonse jam pjesëtare e asaj që ata e quajnë brezi i së ardhmes, kuptoj se mesazhi i tyre gjatë kësaj fushate nuk ka të bëjë asgjë me mua dhe njerëzit e mij. Unë nuk gjej ndonjë gjë evropiane në qëndrimin e tyre. Jam e pakënaqur dhe kjo është një formë e protestës sime, duike shpërfillur interesat e tyre," tha ajo.
"Unë për vete, nuk di shumë për këto zgjedhje...[ato] nuk janë spjeguar siç duhet dhe unë nuk mund të marr pjesë në një proces zgjedhor deri sa nuk e kuptoj atë," tha Dana Mihalaçe, 35 vjeç.
Një sondazh nga instituti kërkimor INSOMAR dhe Realitatea TV sugjeron se gara është e fortë deri në grahmën e fundit. Sipas studimit, Partia Liberal Demokratike (PDL) dhe Partia Social Demokratike (PSD) janë aty aty, secila me rreth 31% të votave të parashikuara. Partia kryesore e opozitës Kombëtare Liberale (PNL) pritet të mbledhë diçka rreth 20.2%.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes