04/06/2009
Sekretari serb i shtetit për Kosovën, Oliver Ivanoviç i kërkoi EULEX për një ndarje të lehtë nga institucionet kështu që policët serbë të kthehen në punë.
Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë – 04/06/09
![]() Policët serbë të Kosovës duhet të kthehen në punë deri në fund të këtij muaji ose do të shkarkohen. [Getty Images] |
Autoritetet e Kosovës vunë 30 qershorin si afat përfundimtar për kthimin në punë të rreth 250 policëve serbë të Kosovës. Ata lanë punën muaj më parë duke refuzuar të shërbejnë nën Shërbimin Policor të Kosovës (SHPK).
Zëdhënësi i SHPK, Arbër Beka i tha Southeast European Times muajin e fundit se 43 policë serbë janë kthyer në forcë që kur Prishtina lëshoi ultimatumin për kthimin në punë ose shkarkimin. "Ne presim që shumica të kthehen, por ata kanë deri në 30 qershor. Në qoftë se nuk kthehen...kontratat e tyre të punës do të anullohen," tha Beka.
Sekretari serb i shtetit për Kosovën, Oliver Ivanoviç tha se "nuk ka gadishmëri për serbët të integrohen në SHPK pa asnjë kufizim." Ai i tha së përditëshmes serbe Politika se ka një nevojë për ndërmjetësues në çdo nivel, jo një zinxhir të ndarë komande.
"Një ndarje e lehtë nga institucionet do të na bëjë të mundur ne të punojmë, por pa patur atë ndjenjën e pakëndëshme se ne jemi një pjesë e institucioneve të shtetit të pavarur," tha Ivanoviç.
Ai sugjeroi se një përfaqësues i EULEX do të ishte përgjegjës "për bashkërendimin e policëve serbë në postat policore komunale dhe rajonale", dhe "EULEX duhej të...inicionte kontaktin me autoritetet serbe."
Ivanoviç këshilloi se "ky kthim nuk duhet të ndodhë në mënyrë kaotike dhe spontane." Në një deklarim në rrjetin e radios dhe TV të B92, ai theksoi rëndësinë e "përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë...EULEX në këtë pikë, për t'ju qasur me kujdes dhe të bëjnë të mundur...integrimin e mundshëm të serbëve në policinë e Kosovës".
Muajin e kaluar, drejtori i përgjithshëm i SHPK, Sheremet Ahmeti siguroi se kërkesa që policët të integrohen në SHPK është e sinqertë.
Megjithatë, Ahmeti përsëriti se afati përfundimtar i 39 qershorit po afrohet. "Ne jemi të vendosur e të detyruar të respektojmë afatin përfundimtar të vënë nga ministria e brendëshme e Kosovës, që do të thotë se pas 30 qershorit...do të jemi të detyruar të anullojmë kontratat e tyre," tha Ahmeti.
Ministria e brendëshme thotë se ndaj policëve serbë që kthehen deri në afatin përfundimtar nuk do të merren masa disiplinore.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes