03/06/2009
Partia e Kryebashkiakut të Sofjes Bojko Borisov, GERB shkon në zgjedhjet e PE të së dielës si kryesuese, duke lënë pas socialistët dhe tre pretenduesit e tjerë.
(Burime të ndryshëm -- 26/05/09 - 01/06/09)
![]() Posterat e fushatës për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian stërpikin qytetin juglindor të Jambolit, Bullgari. [Getty Images] |
Një parti opozitare e krahut të djathtë pritet të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet e Bullgarisë për në Parlamentin Europian (PE). Votimi i së dielës (7 qershor) në të cilin qytetarët do të zgjedhin 17 përfaqësuesit e tyre në 736 vendet e ardhshëm të legjislaturës së BE, po shihet gjerësisht si një provë veshjeje për zgjedhjet e përgjithshme të venditmnë 5 korrik.
Nëse mbahen shifrat e sondazhit të tanishëm, Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë (GERB) do të dërgojnë pesë apo gjashtë përfaqësues në Strasburg dhe Bruksel.
Partia, e kryesuar nga Kryebashkiaku i Sofjes Bojko Borisov, fitoi zgjedhjet e para të vendit për në PE në maj 2007, me 22% të votave. Këtë herë, duket se do të marrë midis 30% dhe 36%.
Në vendin e dytë është Koalicioni për Bullgarinë, i krahut të majtë, kryesuar nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) e kryeministrit Sergej Stanishev. Sondazhet tregojnë se ai ka gjasa të marrë midis 21% dhe 27% të votave, që i jep atij katër apo pesë vende.
Pastrimi i imazhit ndërkombëtar të Bullgarisë ka qenë një fokus kryesor i fushatës. Shumica e partive dhe koalicioneve janë zotuar të pastrojnë reputacionin e Bullgarisë, të përlyer keqazi nga krimi i organizuar i shfrenuar dhe niveli i lartë i korrupsionit. Dyshimi i mashtrimeve dhe parregullsive bëri BE që të pezullojë qindra milionë euro ndihmë, duke penguar publikun nga përfitimi i plotë prej anëtarësimit të Bullgarisë në bllok.
Tensionet politikë janë rritur, veçanërisht pas ndryshimeve të diskutueshme në legjislacionin zgjedhor dy muaj më parë dhe përpjekjeve të shumta për të ndaluar nga pjesëmarrja Koalicionin Blu të formuar së fundmi. Një skandal lidhur me lidhjet midis fushatës së Stanishevit dhe ndërmarrjes që do të përpunojë rezultatet e zgjedhjeve, ka ngjallur shqetësime rreth rregullsisë. Ka gjithashtu shqetësime se blerja e votave, e rëndomtë në disa vitet e fundit, do të prishë përsëri procesin, pavarësisht dënimeve të forta.
Pjesëmarrja është një tjetër ndryshore. Sondazhet tregojnë se ajo ka gjasa të jetë midis 35% dhe 40% në një vend me 6.7 milionë votues të regjistruar. Analistët thonë se ndonjë shmangie e rëndësishme nga këto parashikime mund të kishte një ndikim të madh në rezultatet.
Në qoftë se vijnë më tepër votues se ç'priten, GERB dhe Koalicioni Blu do të kenë me gjasë përfitim. Por nëse pjesëmarrja bie në rreth 25%, partia e pakicës, Lëvizja për të Drejata e Liri (MRF) mund të dalë si zëri kryesor i Bullgarisë në PE.
Rezultatet e sondazhit për MRF, tani një partnere e vogël e koalicionit në pushtet të kryesuar nga BSP, shkon nga 10% në një sondazh të Sova harris, deri në 19% në atë të MBMD. Në qoftë se parashikimet dalin, ajo do të fitojë dy deri katër vende.
Koalicioni Blu ka gjasa të fitojë midis 6% dhe 9% të votave dhe nga kjo, një vend në PE. Blloku i sapo krijuar përfshin disa parti të krahut të djathtë si Bashkimi për Forcat Demokratike dhe Demokratët për Bullgarinë e fortë. Ndërkohë, partia ultranacionaliste Sulmi mund të fitojë 8% deri 11% që i jep asaj një vend.
Vetëm partitë që kapërcejnë një prag prej 5.88% mund të hyjnë në PE.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes