02/06/2009
Partia qeverisëse e sulmuar e Greqisë shpreson të shënojë një fitore të papritur kundër opozitës së majtë.
Nga Kristos Ringas për Southeast European Times në Athinë -- 02/06/09
![]() Një tabelë në Athinë reklamon zgjedhjet e ardhëshme të Parlamentit Evropian. [Getty Images] |
Këtë të dielë (7 qershor) grekët do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian në Strasburg. Numri i deputetëve nga Greqia ka zbritur nga 24 në 22, për shkak të një reduktimi në numrin total të parlamentarëve. Deputetët e PE zgjidhen çdo pesë vjet.
Zgjedhjet e PE, të shtatat për Greqinë që nga hyrja në Bashkim në 1981. vijnë në një kohë kritike në skenën politike greke. Partia qeverisëse e Demokracisë së Re, me vetëm një shumicë të ngushtë në parlamentin e vendit, po vuan pasojat e pasigurisë së ekonomisë globale si dhe të një serie skandalesh. Por partia kryesore e opozitës, PASOK, ka patur vështirësi t'i kthejë të metat e qeverisë në avantazhe të sajat.
Një sondazh i fundit i Kapa Research gjeti se PASOK udhëheq me 31.7% ndaj 28.7% të ND, brenda kufirit të gabimit. Diferenca është ngushtuar ndjeshëm gjatë rrjedhës së fushatës, duke eleminuar një kryesim me dy shifra për të majtët.
Në një orvatje për të rritur imazhin e prishur të partisë, ND ka zgjedhur ligjbërësen veterane Marieta Gjianaku të kryesojë listën e vet të kandidatëve. Ish ministrja e arsimit dhe fesë ka një emër si politikane e vendosur e cila është e papërlyer nga interesat e ngushta vetiake.
Ajo humbi vendin e saj parlamentar në 2007 pasi refuzoi t'i përkulet presionit të krahut të djathtë lidhur me tekstet e reja të shkollave që ndiqnin kursin e temave nacionaliste. Më pas, asaj i prenë këmbën e djathtë për shkak të një komplikimi që pasoi një operacion.
"Ajo është kurajozja Marieta Gjianaku. Ajo është Marieta Gjianaku me karakater të veçantë. Ajo është Marjeta jonë," deklaroi kryeministri Kostas Karamanlis duke njoftuar kandidaturën e saj.
Mënjanë sondazheve, sfida më e madhe për të gjitha partitë do të jetë thjeshtë bindja e grekërve për të dalë e për të votuar. Shumë i shohin zgjedhjet e PE shumë më pak të rëndësishme se ato të vendit. Për më tepër, 8 qershori është një festë që kremtohet nga sektori publik.
Megjithatë, një sondazh i kryer nga TNS Opinion në fund të muajit të kaluar tregoi se 66% e votuesve të mundshëm në Greqi do të votojnë për deputetët e PE. Në 2004, zgjedhjet e fundit të PE, morën pjesë 63% e grekëve.
Pjesëmarrja e pasigurtë e bën të vështirë të parashikohet përfundimisht në se PASOK do të dalë në krye ndaj ND. Ajo gjithashtu hap dyert për parti të tjera më të vogla të tilla si Komunistët, Koalicioni i së majtës, Ekologjistët e Gjelbër dhe krahu i djathtë LAOS.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes