Pa surpriza në zgjedhjet lokale të Kroacisë

02/06/2009

Ndërsa kryebashkiaku i mëparshëm do të vazhdojë të udhëheqë Zagrebin, qytetet e tjera kroate kanë disa fytyra të reja në krye.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 02/06/09

photo

Zheljko Kerum, një biznesmen i përfolur, u zgjodh kryebashkiak në Split në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale e bashkiake në Kroaci. [Getty Images]

Raundi dy i zgjedhjeve lokale e bashkiake të Kroacisë të dielën (31 maj) nuk tërhoqi aq votues sa zgjedhjet e para dy javë më parë. Deri në kohën që qendrat e votimit u mbyllën në 4 pm, vetëm 26.5% e 3 milion votuesve të regjistruar kishin hedhur votat e tyre.

Rezultatet paraprake, konfirmuar nga komisioni zgjedhor shtetëror, treguan se kryebashkiaku i Zagrebit Milan Bandiç mori pak mbi 60% të votave. Bandiç, një kandidat i Partisë Social Demokratike (SDP) ka një stil ekstravagant dhe shpesh që ngjall kundërshtime dhe një prirje populiste ndaj vlerave konservatore, nacionaliste.

Bandiç tha se rezultatet tregojnë se banorët e Zagrebit njohin përpjekjet e tij të kaluara ndërsa ai premtoi të vazhdojë të punojë menjëherë pas festimeve të zgjedhjes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Rivali i tij, profesori i universitetit Josip Kregar mori mbi 30% të votave, por si i pavarur nuk pati mbështetje partiake. "Këto rezultate duhet të lënë një shije të hidhur tek ai që fitoi," tha ai, duke e hedhur fjalën tek korrupsioni.

Në Split, qyteti i dytë i madh, kandidati i pavarur Zheljko Kerum fitoi 57% të votave në një fushatë të financuar nga biznesmenët. Ndonse Kerum nuk ka përvojë politike, ai premtoi "të punësojë cilindo në qytet dhe të nisin të punojnë të nesërmen". Ai mundi për postin anëtarin e SDP, Ranko Ostojiç.

Qyteti i tretë i madh, Rijeka, zgjodhi Vojko Obersnel, një anëtar i SDP, që në raundin e parë, ndërsa Osijeku, qyteti i katërt zgjodhi Kreshimir Bubalo, një anëtar i Partisë Demokratike Kroate të Slavonisë dhe Baranjës (HDSSB).

Në Dubrovnik, kryebashkiakja Dubravka Suica e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) humbi ndaj kandidatit të Partisë Popullore Kroate (HNS) të qendrës, Andro Vlahusiç. Në Velika Gorica, jashtë Zagrebit, një ish ministër i SDP, Tonino Pikula humbi ndaj një kandidati relativisht të panjohur të HDZ, Drazhen Barishiç. Në Vukovar, udhëheqja me dekada e gjatë e HDZ u mund nga një kandidat i SDP, Zheljko Sabo.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment