Sondazhi sugjeron interes në rritje në zgjedhjet e PE

29/05/2009

Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e Parlamentit Evropian ka gjasa të jetë shumë më e lartë se ç'pritej, sipas një sondazhi të kryer këtë muaj.

(Wall Street Journal, Sofia Echo, Cyprus Mail - 29/04/09; AFP, AP, Sofia Echo, Euobserver, EurActiv - 28/05/09; Euronews, Euobserver, EurActiv - 27/05/09; Euronews, European Parliament - 26/05/09)

photo

Ka një interesim të madh në zgjedhjet e PE, sipas një sondazhi të kryer më parë këtë muaj. [Getty Images]

Qendrat e votimit hapen në Britani dhe Hollandë në 4 qershor kur të dy vendet do të bëhen të parat nga vendet e BE për të zgjedhur përfqaqësuesit e tyre në Parlamentitn e ardhshëm Evropian (PE). Më tepër se një javë përpara se të ndodhë kjo, një shtetas estonez u bë i pari qytetar i BE që hodhi votën e tij duke votuar online, një sekondë pasi të enjten në mëngjes (28 maj) nisi kabina votuese virtuale.

Katër orë më pas, numri i votuesve estonezë që përdorën këtë metodë për të zgjedhur gjashtë anëtarët e rinj për në PE, i kaluan 4,000 vetë. Megjithatë, vëzhguesit janë të pasigurt në se votimi online i cili nuk ka qenë përdorur në zgjedhjet e mëparshme të BE, do të ndihmojë të nxitet pjesëmarrja në votim.

Një sondazh opinioni i Eurobarometer kryer në shkurt e në mars tregoi se,mesatarisht, vetëm 34% e 375 milion votuesve të mundshëm të bllokut 27 vendesh kishin ndërmend të merrnin pjesën në zgjedhjet më të mëdha trans-nacionale ndonjëherë. 15% thanë se përfundimisht nuk do të votonin.

Një sondazh i ri botuar të martën tregoi megjithatë ndryshime të shquara në të dy grupet. Sondazhi i kryer nga TNS Opinion më parë këtë muaj gjeti se 43% e evropianëve do të hidhnin votat e tyre. Një pjesë tjetër prej 6% e 27,218 të përgjigjurve thanë se "kishte shumë mundësi" të votonin. Numri i njerëzve që thanë se nuk do të votonin ra në mesatarisht 10%.

Sondazhi i majit sugjeron se pjesëmarrja në votime ka gjasa të jetë më e larta në Greqi dhe Irlandë, në të dyja 66%. Rezultatet për Bullgarinë (34%) dhe Rumaninë (30%) sugjerojnë se përqindja e votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë vetëm pak më e lartë se 29% e regjistruar për të dy vendet në 2007, kur ato për herë të parë zgjodhën deputetët e tyre të PE. Gati gjysma e votuesve qipriotë (48%) pritet të shkojnë në votime në zgjedhjet e tyre të dyta të PE qëkur pjesa greke e ishullit u bashkua me BE në 2004.

Përqindja e bullgarëve që nuk kanë në plan të shkojnë në votim mbetet e pandryshuar në të dy sondazhet, në 14%, një nga më të lartat në Bashkim. Katër të pestat e tyre nuk besojnë se vota e tyre do të ndryshonte ndonjë gjë. Mungesa e informacionit rreth PE dhe një mendim se ata nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm nga deputetët e tyre të PE, qenë arsye të tjera të cituara nga të përgjigjurit bullgarë që thanë se ata përfundimisht nuk do të votojnë.

Merakosur rreth rekordit potencial të pjesmarrjes në votim, sugjeruar nga sondazhi i Eurobarometer, PE kërkoi të rritë interesimin duke krijuar një numër profilesh në uebsajtet e rrjeteve sociale me akses të lirë, me shumë informacion mbi legjislaturën dhe institucione të tjera të BE.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Me fushatat zgjedhore anembanë bllokut të përshkruara si tepër të varfëra, është e paqartë në se kjo qasje ka ngjallur interesin e votuesve, i cili u rrit nga 44% në sondazhin e shkurt-marsit, në 53% tani.

Me zgjedhjen e legjislaturës së ardhëshme 736-vendesh të BE mb ajtur në mes të krizës më të keqe globale ekonomike në më tepër se 60 vjet, papunësia, rritja ekonomike dhe krimi mbeten çështjet më të mëdha të shqetësimit për votuesit evropianë.

Ndërsa Partia Evropiane Popullore e qendrës së djathtë pritet të jetë përsëri grupi më i madh në PE që vjen, ka shqetësime në rritje se e djathta ekstreme dhe partitë me përkrahës të një çështjeje të vetme mund të fitojnë për të marrë gati një të katërtën e vendeve.

"Sa më e pakët të jetë pjesëmarrja, aq më gjasa ka që partitë me përkrahës të një çështjeje të dalin mirë dhe kjo sepse ata janë të motivuar të dalin e të votojnë," tha Jaki Dejvis, një analist në Qendrën e Politikës Evropiane me bazë në Bruksel.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment