Lë postin kryeministri i FBiH

28/05/2009

Kryeministri i Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës Nexhat Brankoviç dha dorëheqjen të mërkurën, duke thënë se rizgjedhja e Sulejman Tihiç si kreu i Partisë për Veprimin Demokratik konfirmoi se ai kishte humbur mbështetjen për të qëndruar në detyrë.

(AP, Reuters, AFP, DPA, Fena, HINA, B92, Makfax - 27/05/09; Forbes - 13/05/09)

photo

Kryeministri i FBiH Nexhat Brankoviç ka dhënë dorëheqjen. [AFP]

Kryeministri i Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH) Nexhat Brankoviç, i cili u akuzua për shpërdorim të pushtetit muajin e kaluar, ofroi dorëheqjen e tij të mërkurën (27 maj).

"Unë po paraqes dorëheqjen time të pakthyeshme ...me kërkesën për të më liruar nga detyrat dhe nisjen e procesit për të emëruar një kryeministër të ri sa të jetë e mundur më parë," shkruante Brankoviç në një letër për presidenten e FBiH Borjana Kristo dhe zëvendës-presidentët Mirsad Kebo dhe Spomenka Miçiç.

Ai përmendi si motivin kryesor të vendimit të vet, rizgjedhjen e së martës të Sulejman Tihiç si kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në të cilën ai është gjithashtu një anëtar i lartë.

Brankoviç, i cili mori detyrën në mars 2007, nuk ka shkuar mirë me kreun e SDA për pjesën më të madhe të mandatit të tij. Pas vendimit të një gjykate të Sarajevës muajin e kaluar për të akuzuar kryeministrin për shpërdorim pushteti lidhur me një marrëveshje të paligjëshme prone të patundëshme që shkonte pas në vitin 2000 dhe nisjes së disa hetimeve të tjera penale kundër tij, Tihiç në mënyrë të përsëritur kërkoi dorëheqjen e tij.

Brankoviç i shmangu këto thirrje duke shpresuar se nënkryetari i SDA Bakir Izetbegoviç, djali i presidentit të BiH në kohën e luftës, Alija Izetbegoviç, do të fitonte partinë në kongresin e saj të martën.

Nga që kjo nuk ndodhi, ai i dërgoi një letër Tihiç të mërkurën, ku thoshte se votimi tregoi se ai dhe kabineti i tij kishin humbur mbështetjen e duhur politike për të kryer punën e tyre kështu që ai do të respektonte kërkesën e kryetarit të SDA për dorëheqjen e tij.

"Ky është ballafaqimi i Brankoviç me SDA, por problemi është se ai po rrezikon shtetin e Bosnje dhe Herzegovinës," citon Reuters të komentonte Vlastimir Mijoviç, ish kryeredaktor i së përditëshmes Oslobodjenje.

Kebo tha se presidenca do të ndiqte procedurat e parashikuara në kushtetutë. Kjo nënkupton se SDA dhe partitë e tjera në koalicionin qeverisës, Partia për BiH, HDZ BiH dhe HDZ 1990, do të duhet të zgjedhin një kryeministër të ri të ngarkuar brenda 30 ditësh pasi të pranohet zyrtarisht dorëheqja e Brankoviç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tihiç tha se nuk kishte kandidat në mendje por se ai duhet të ishte një person me përvojë poliitke dhe ekonomike.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Brankoviç thuhet se i kërkoi Kristo që të lejohen të marrin detyrën e tij gjatë periudhës së tranzicionit, ose ministri i financave Vjekosllav Bevanda ose ministri i kulturës Gavrilo Grahovac, pasi ai donte të merrte një pushim menjëherë.

Më parë këtë muaj, qeveria e BiH arriti një marrëveshje me FMN mbi një rregullim të ri tre-vjeçar ndihme me vlerë rreth 1.5 miliard apo më shumë se 1 miliard euro. Përpara se ajo të miratohet nga bordi i Fondit, BiH duhet të kryejë megjithatë një seri reformash të ashpra fiskale, duke përfshirë shkurtimin e shpenzimeve. Vendi mund ta merrte këstin e parë në gusht, po qe se përmbushte kushtet.

"Kjo është një kohë me mijra sfida," tha Kebo.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment