Skandali i apartamentit trondit FBiH

25/05/2009

Figura kryesore politike janë kapur në një skemë të qartë për të përftuar pronë të patundshme të klasit të parë me çmime fare të lira, duke ia ngarkuar pjesën tjetër taksapaguesve.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 25/05/09

photo

[Getty Images]

Skena politike në Federatën e Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH) është shthurur nga një skandal që përfshin figura të shquara. Dy anëtarë të rëndësishëm të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) janë në ujra të nxehta ligjorë.

Prokurorët ngritën akuza muajin e kaluar ndaj Kryeministri të njësisë Nexhat Brankoviç dhe një nga pasardhësve të tij, Edhem Biçakçiç. Ata janë akuzuar për shpërdorimin e mandateve të tyre në një skemë për keqpërdorimin e fondeve të FBiH për përfitime të paligjshme nga prona e patundshme.

Rasti përqëndrohet rreth një apartmanenti me hapësirë të madhe, pesë dhoma gjumi vendosur në Ciglane, zona më e mirë e banimit e Sarajevës. Sipas padisë, Biçakçiç bëri të mundur që Brankoviç të blejë pronën duke përdorur një sistem bonosh ngritur për banorët e Sarajevës pas konfliktit të viteve 1990.

Në thelb, qeveria pagoi rreth 120,000 euro në fonde publike për të blerë pronën, pastaj e dha atë për më pak se 500 euro në kuadrin e programit të bonove.

Atë kohë, Brankoviç ishte CEO i një nga ndërmarrjeve kryesore të vendit për pronën e paluajtshme, Energoinvest.

Sistemi i bonove u parashikua të lejojë banorët e Sarajevës për të marrë apartamente në pronësi të qeverisë nëse ata provonin të drejta të rregullta të banimit të shtëpisë që nga përpara konfliktit 1992-1995.

Sipas prokurorëve, Brankoviç "shpërdoroi pozitën e tij si CEO i Energoinvest sepse ai ... bleu një apartmanet për veten e tij duke përdorur para nga firma si dhe nga qeveria e FBiH".

Ai ka refuzuar të komentojë mbi akuzat ndaj tij duke thënë se kjo është një "periudhë e ndjeshme zgjedhore për SDA" dhe se çdo deklaratë që ai bën mund të përdorej për qëllime të dëmshëm.

Biçakçiç, ndërkohë, thotë se padia është e motivuar politikisht, duke përfshirë luftën e brendshëme të SDA. Ai këmbëngul se së paku 50 figura të tjera politike janë përfshirë në ujdi të ngjashme dhe do të dijë se pse ky rast është dalluar më vete.

Brankoviç është thënë të jetë një aleat i rëndësishëm politik i Zëvendës/Presidentit të SDA Bakir Izetbegoviç, i cili kërkon të shfronësojë udhëheqësin e tanishëm të SDA Sulejman Tihiç në konventën vjetore të partisë, e cila fillon të martën (26 maj).

Izetbegoviç, djali i kreut të vdekur boshnjak dhe krijuesit të SDA, Alija Izetbegoviç, kryeson një vijë të ashpër fraksioni nacionalist brenda partisë, ndërsa Tihiç është konsideruar i moderuar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tihiç ka bërë thirrje për Brankoviç të japë dorëheqjen. "Rregulli ynë i partisë është se një person i tillë ... nuk mund të përmbushë detyra partie apo publike," tha ai. Sfidanti i tij, megjithatë, i ka rezervuar komentet.

Ndërkohë, gjykata shtetërore e BiH ka konfirmuar një padi ndaj 65 figurave politike, ushtarake dhe të biznesit, duke përfshirë Brankoviç, Biçakçiç dhe udhëheqësin e partisë të Bashkimit Demokratik Kroat, Dragan Çoviç.

Ajo thotë se ata shkelën ligjin duke caktuar "4 milionë euro nga buxheti i BiH për të blerë apo rinovuar apartamente apo shtëpi për zyrtarët ... përfshirë Kryeministrin e tanishëm të FGBiH, Nexhad Brankoviç".

Skandali vjen në një kohë kur FBiH po përpiqet të shmangë falimentimin. Ministri i Financave i FBiH Vjekosllav Bevanda tha në një seancë të fundit të parlamentit se "buxheti i Federatës është në një krizë, por [kjo] nuk është fare ndonjë e re."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment