25/05/2009
Rritja ekonomike dhe reformat kanë qenë lajme të mira për të varfërit e Shqipërisë, por kriza e tanishme globale financiare përbën një sfidë.
Nga Manjola Hala për Southeast European Times në Tiranë -- 25/05/09
![]() Studimi u krye nga Instituti Shqiptar i Statistikës, Banka Botërore dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara. [Getty Images] |
Varfëria në Shqipëri ra ndjeshëm midis 2002 dhe 2009, sipas një studimi të ri. Ai zbuloi se numri i shqiptarëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë u zvogëlua nga 25.4% më 2002 në 12.4% më 2008.
Studimi u krye nga Instituti Shqiptar i Statistikave, Banka Botërore dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Ishin rreth 800,000 vetë më 2002, por më shumë se gjysma e tyre, 435,000 dolën nga varfëria deri më 2008, sipas studimit. Varfëria është ulur në mënyrë dramatike në zonat rurale dhe konsumi real ka qenë në rritje anembanë vendit, due u rritur me 7% që nga 2005.
"Zona të gjera të Shqipërisë vazhdojnë të dëshmojnë rënien e normave të varfërisë," tha një njoftim për shtyp i Bankës Botërore. "Zonat qendrore kanë patur zvogëlimin më të madh në normat e varfërisë që nga 2005."
Arsyet për prirjen pozitive përfshijnë rritjen e madhe të PKB-së, reformat ekonomike, zgjerimin e infrastrukturës dhe qeverisjen më të mirë, tha studimi.
Administrata e qendrës së djathtë e Kryeministrit Sali Berisha pretendon meritën. "Zvogëlimi i varfërisë ... tregon suksein e reformave të ndërmarra nga qeveria," i tha një konference shtypi Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
Partitë e opozitës, megjithatë, thonë se lajmet nuk janë të gjitha të mirë. Ato vënë në dukje pabarazinë midis rajoneve dhe popullsive të ndryshme.
"Pabarazia e të ardhurave rajonale për çdo familje është e lartë në Shqipëri. Varfëria në qarkun e Lezhës arrin në 31%, në Kukës 37% dhe në Dibër 41%, që janë mbi mesataren kombëtare," tha Ervin Bushati i Partisë Socialiste, duke ju referuar tre zonave malore në veri të vendit.
Në të vërtetë, studimi zbuloi se zvogëlimi i varfërisë në zonat malore nuk ka shkuar si me pjesën tjetër të vendit.
"Të dhënat tregojnë një ngadalësim të dukshëm në normën e zvogëlimit të varfërisë në zonat malore, ku përqindja vazhdon të jetë më e larta dhe që ka parë pak ndryshim që nga 2005," tha Banka Botërore.
Studimi u mbështet kryesisht në të dhënat nga matja e standardeve jetësorë prej sondazheve të mbledhur në prill-qershor 2002 dhe qershor-gusht 2008 nga një mostër prej rreth 3,6000 familjesh.
Rezultatet nuk pasqyrojnë ndikimin e krizës aktuale globale financiare. Përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe UNDP paralajmërojnë se rënia e varfërisë mund të ndalet ose të kthehet në të kundërt nëse nuk merren masat e duhura. FMN ka sinjalizuar se kohë më të vështira mund të jenë përpara për shqiptarët duke parashikuar një rënie të rritjes së PKB-së në 0.4% këtë vit, nga 6.8% më 2008.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes