Zgjedhjet lokale të Kroacisë shkojnë në raundin e dytë

21/05/2009

Rezultatet treguan një mungesë të fitoreve të drejtpërdrejta në raundin e parë, veçanërisht në shumë nga qytetet e mëdha. Dhe vëzhguesit e zgjedhjeve raportuan shkelje të ndalimit të fushatës ditën e zgjedhjeve në qendrat e votimit.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 21/05/09

photo

Kroatët votuan në zgjedhjet lokale dhe rajonale të së dielës (17 maj). [Getty Images]

Pasi qendrat e votimit u mbyllën të dielën (17 maj) në zgjedhjet lokale, rezultatet e hershme treguan se vetëm në Rijeka, midis qyteteve më të mëdha, votuesit zgjodhën një kryebashkiak që në raundin e parë. Në qytetet e tjera të Kroacisë, asnjë kandidat nuk qe në gjendje të fitonte përnjëherësh.

Qenë një total prej 1.9 milon votash të hedhura. Për herë të parë që nga pavarësia e Kroacisë në 1991, votuesit zgjodhën drejtpërsëdrejti 866 anëtarë të 21 asambleve të qarqeve, 2,206 anëtarë të këshillave të qyteteve dhe qytezave dhe 5,343 anëtarë të 427 këshillave komunale. Në zgjedhje konkuruan gjithsejt 46,325 kandidatë.

Rezultatet paraprake zyrtare treguan se Bashkimi Demokratik Kroat v(HDZ) fitoi zgjedhjet në 14 qarqe. Megjithatë ai nuk ja doli të fitojë menjëherë në katër qytetet e mëdha, Zagreb, Split, Rijeka dhe Osijek.

Partia Social Demokratike (SDP) e opozitës fitoi në pesë qarqe dhe ja doli të mbajë bashkinë e Rijekës që në raundin e parë. Kandidatët e SDP do të hyjnë në raundin e dytë në garat për dy qytetet më të mëdha të vendit, Zagrebin e Splitin.

Me votuesit që zgjidhnin krerët e tyre të bashkive për herë të parë, ata siç duket, u përqëndruan në arritjet e kandidatëve dhe axhendat politike se sa në ndjekjen e traditës së të vështruarit së pari në identifikimin e partisë.

Për më tepër, kandidatët e pavarur fushatuan pa u mbështetur nga aparatet e partive, që konsiderohej në të kaluarën thelbësore për të fituar, veçanërisht në qytetet e mëdha. Të pavarurit qenë veçanërisht të suksesshëm në Zagreb dhe Split.

Në Zagreb, kryebashkiaku i SDP Milan Bandiç nuk mori 50% të votave të nevojshme për fitoren në raundin e parë. Ai mori vetëm 48.54%. Rivali i tij, i pavaruri dhe më parë një profesor i panjohur universiteti, Josip Kregar, fitoi 23.18%.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në Split, biznesmeni i debatuar dhe kandidat për herë të parë, Zheljko Kerum mori 40.21%, ndërsa kandidati i SDP Ranko Ostojiç, fitoi 34,72%.

Në Osijek, Kreshimir Bubalo, një anëtar i Partisë Demokratike Kroate të Slavonisë dhe Baranjas (HDSSB) të të dënuarit për krime lufte Branimir Glavas, fitoi 38.71% të votave ndërsa presidenti i Partisë Kroate të të Drejtave (HSP) Anto Djapiç mori 22.94% që ai e pranoi se ishte një "rezultat i dobët".

Pasi komisioni kombëtar zgjedhor verifikon rezultatet, raundi i dytë i votimeve nis në 31 maj.

GONG, një OJQ kroate mbikqyrëse e zgjedhjeve, vendosi 700 mbikqyrës. GONG tha se mori mbi 250 ankesa, më së shumti, por jo përjashtimisht, rreth aktivistëve të partive që shkelën ndalimin e fushatimit në ditën e zgjedhjeve dhe përpjekjen për të ndikuar apo kërcënuar votuesit në dhe rreth qendrave të votimit. Ajo raportoi disa raste të dhunës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment