Turqia frenon hapjen e kufirit me Armeninë

19/05/2009

Aleati turk Azerbaixhani do që Jerevani të tërheqë trupat e tij nga Nagorni Karabak përpara se Ankaraja të hapë kufirin e saj me Armeninë.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times në Ankara -- 19/05/09

photo

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se Ankaraja nuk do të hapë kufirin e saj me Armeninë deri sa Jerevani të heqë trupat e tij nga Nagorni Karabak. [Getty Images]

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan zhgënjeu udhëheqësit armenë javën e shkuar duke thënë gjatë një turneu në Baku se Turqia nuk do të rihapë kufirin e saj me Armeninë nëse Jerevani nuk tërheq trupat e tij nga rajoni i diskutuar i Nagorni Karabak brenda Azerbaixhanit.

Mesazhi i Erdogan ishte një fitore e qartë për Presidentin e Azerbaixhanit Ilham Alijev që prej një kohe të gjatë i ka bërë thirrje Turqisë që të kërkojë tërheqjen e forcave armene nga zona e diskutuar. Këto forca kanë kontrolluar Nagorni Karabak që nga fillimi i viteve 1990, duke bërë që si Azerbaixhani, ashtu edhe Turqia të bllokojnë kufijtë e tyre me fqinjin pa dalje në det.

Zyrtarët në Jerevan iu përgjigjën menjëherë komenteve të Erdogan. "Çdo përpjekje turke për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemit të Nagorni Karabak vetëm mund të dëmtojë këtë proces," tha Presidenti armen Serzh Sarksyan.

Me këtë, optimizmi që kishte nisur të ndërtohej për më tepër se një vit, u shpërnda. Vetëm javë më parë, Turqia dhe Armenia kishin njoftuar marrëveshjen e tyre mbi një "plan udhëzues" për të normalizuar marrëdhëniet. Deklarata e Erdogan habiti jo vetëm Jerevanin dhe kryeqytetet perëndimore, por gjithashtu ekspertët e politikës së jashtme turke.

"Çfarë diplomaci e hatashme," shkruante gazetari i Referans, Çengiz Çandar.

"Mund të kthehet Turqia nga ky gabim?" pyeti ai. "Unë besoj se [rivendosja diplomatike] është e mundshme vetëm nëse se ka një marrëveshje midis Azerbaixhanit dhe Armenisë në të ardhmen e afërt."

Erdogan, megjithatë, mund të ketë menduar se nuk ka zgjidhje tjetër, pasi provoi presionin nga partitë opozitare që e akuzuan atë për tradhëti ndaj aleatit si dhe nga Bakuja e zemëruar.

Pasi Turqia dhe Armenia njoftuan planin e tyre për të normalizuar marrëdhëniet, udhëheqësit e Azerbaixhanit lanë të nënkuptohej nevojën e rishikimit të marrëveshjes së tyre të gazit me Turqinë dhe ndoshta të rishikonin normën e favorshme që ata kërkojnë tani, gjysma e çmimit që eksportues të tjerë të gazit kërkojnë nga Turqia.

Ankaraja ka nevojë gjithashtu për mbështetjen e Azerbaixhanit për të realizuar projektin startegjik të tubacionit Nabucco, që do të zvogëlojë varësinë europiane nga energjia ruse.

Nuk ishte pra surprizë që Erdogan në Baku e shoqëroi Ministri turk i Energjisë Taner Jildiz.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ekspertët kanë mendime të ndryshme në lidhje me shanset e Turqisë për t'i shpëtuar bllokimit të tanishëm. Disa parashikojnë se shqetësimet er Azerbaixhanit, dhe nevoja për gaz të lirë natyror do të vazhdojnë të ndikojnë në politikën e Ankarasë. Të tjerë, megjithatë, theksojnë përfitimet afat-gjatë të afrimit me Armeninë, si për Turqinë, ashtu edhe për Azerbaixhanin.

Me Gjeorgjinë të errësuar nga paqëndrueshmëria e brendshme dhe kërcënimit prej Rusisë, Armenia gjithnjë e më tepër duket si një përcjellës më i mirë për furnizimet e energjisë kaspike. Për më tepër, bërja e mundur e prosperitetit të Armenisë së bllokuar gjatë mund ta zvjerdhte atë nga varësia ekonomike e saj prej diasporës, që favorizon një qëndrim të vijës së ashpër ndaj Turqisë dhe Azerbaixhanit.

Shtetet e Bashkuara ka rritur së fundi përpjekjet e saj për të shpejtuar një zgjidhje në Karabak dhe të për lehtësuar normalizimin Turqi-Armeni.

Bashkëkryetarët e Grupit të Minskut të OSBE: Rusia, Franca dhe SHBA, po mbikqyrin bisedimet. Udhëheqësit e Azerbaixhanit dhe të Armenisë do të takohen në Shën Peterburg më 4 qershor në një përpjekje për të ngushtuar dallimete tyre.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment