13/05/2009
Evropa Qendrore dhe Lindore mbetet rajoni me normën më të lartë të piraterisë së softuereve në botë vitin e kaluar, tregoi një raport i lëshuar të martën.
(WSJ, AFP, Reuters, Xinhua, Sofia Echo, Novinite.bg, Mediafax, Business Software Alliance - 12/05/09)
![]() Pirateria e softuereve u kushton kompanive 38.8 miliard euro, një rritje me 11% nga viti i mëparshëm. [AFP] |
Humbjet e shkaktuara kompanive për shkak të piraterisë së softuereve të kompjuterave personalë (PC) tejkaluan 36.7 miliard euro vitin e kaluar, tha në një raport të martën (12 maj) Aleanca e Biznesit të Softuereve (BSA).
Megjithë një përparim në frenimin e përdorimit të paligjshëm të prodhimeve të softuereve të PC, "norma e piraterisë mbarëbotërore shkoi nga 38% në 2007 në 41% në 2008," sipas studimit të kryer nga IDC, një kompani kryesuese e inteligjencës së informacionit për BSA.
Sipas raportit, normat e piraterisë në fakt u ulën apo mbetën të njëjta në 93 nga 110 vendet e mbikqyrura.
Nënpresidenti i BSA, Xhefri Hardi ja veshi rritjen e përgjithëshme "përfundimit matematikor të rritjes më të shpejtë të tregjeve të PC në ekonomitë me norma më të larta piraterie".
Vlera monetare e softuereve të palicensuara u rrit më tepër se 3.7 miliard euro nga viti në vit, në rreth 38.8 miliard euro në 2008. "Duke përjashtuar efektin e normave të këmbimit, humbjet u rritën me 5%," shtonte raporti.
Pavarësisht një rënieje me dy përqind, Evropa Qendrore dhe Lindore (CEE) mbetet rajoni me normën më të lartë të piraterisë, në 66%. E dyta vjen Amerika Latine, me 65% për të dytin vit me rradhë. Azia e Paqësorit ishte i vetmi rajon ku përdorimi i prodhimeve të softuereve të paligjëshme të PC, u rrit, nga 59% në 2007 në 61% vitin e kaluar, duke i shtyrë humbjet e kompanive në më shumë se 11 miliard euro.
"Vendet me pirateri më të ulët janë Shtetet e Bashkuara, Japonia, Zelanda e Re dhe Luksemburgu, të gjitha me rreth 20%," thoshte raporti. Në të njëjtën kohë, për shkak të përmasave të veta, Shtetet e Bashkuara dolën si vendi me humbjet më të mëdha monetare nga pirateria, në mbi 6.6 miliard euro.
Rajoni i CEE llogaritet për 5.1 miliard euro të të gjitha humbjeve të pësuara nga kompanitë vitin e kaluar, me pjesën e Rusisë në 3.1 miliard euro.
Vendet e Ballkanit me normën më të lartë të piraterisë qenë Mali i Zi (83%), Shqipëria (77%) dhe Serbia (74%), ndërsa Kroacia mbetet më e ulta në rajon për të dytin vit me rradhë, në 54%.
Ndërsa norma e piraterisë së softuerëve të PC në Rumani ra me dy përqind në 66%, humbjet e pësuara nga kompanitë në vend u rritën me 65%.
"Ky raport provon ndikimin e përpjekjeve për të reduktuar piraterinë e softuereve në Rumani," citonte agjensia e lajmeve Mediafax përfaqësuesen lokale të BSA, Magda Popesku, të thoshte të martën.
Normat e piraterisë në Bullgari e Maqedoni mbeten të pandryshuara në 68% për të dytin vit. Por humbjet e pësuara nga kompanitë bullgare janë më tepër se dyfish. Në Maqedoni, humbjet u rritën deri në 21%.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes