Maqedonia i kthehet sigurimit shëndetësor të përgjithshëm

07/05/2009

Qeveria maqedonase ndryshoi ligjin mbi shëndetin publik për të garantuar kujdesin shëndetësor kryesor për të gjithë.

Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup -- 07/05/09

photo

Sipas ligjit, të gjithë pacientët do të marrin përkujdesje shëndetësore në të njëjtën bazë me ata që janë të punësuar dhe paguajnë për sigurimin shëndetësor. [BE]

Mijëra shtetas maqedonas që më parë kishin mundësinë e marrjes vetëm të kujdesit shëndetësor të urgjencës dhe disa shërbimeve spitalore, kanë tani mundësi që të marrin përkujdes kryesor pa pagesë nëpërmjet qeverisë. Mbulimi tani shtrihet në segmentet e cënueshëm të popullsisë të tillë si të pastrehët, të moshuarit dhe të papunët.

Ndryshimi vjen nga një ndryshim në ligjin mbi shëndetin publik që hyri në fuqi muajin e kaluar. Ligji i ri synon këta "grupe të izoluar", tha Kryeministri Nikola Gruevski.

Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani pohoi se me këto reforma qeveria për herë të parë ka përmbushur një parim kryesor të kushtetutës së Maqedonisë: mbulimin dhe mbrojtjen e shëndetit të të gjithë shtetasve.

Qeveria do të sigurojë mbulimin e pacientëve të sapo bërë të pranueshëm, duke mundësuar që ata të marrin shërbimet e kujdesit shëndetësor në të njëjtën bazë si ata që janë të punësuar dhe paguajnë për sigurimin shëndetësor.

Sigurimi shëndetësor i përgjithshëm mbulon vizita të pakufizuara te një mjek personal i kujdesit kryesor, kujdesin parandalues dhe ekzaminimet e trajtimet jashtë vendit. Pacientët me sëmundje të posatçme ngjitëse do të jenë gjithashtu në gjendje që të marrin trajtim sipas planit, nëse nuk kanë sigurime të tjera shëndetësore. Ata ende duhet të paguajnë për çdo ilaç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Zëvendës/Ministri i Shëndetësisë Vladimir Popovski shpjegoi se ligji i ri harmonizon edhe terminologjinë me atë të vendeve të tjera të BE. Departamenti federal i Maqedonisë për Shëndetin Publik do të quhet tani Instituti për Shëndetin Publik dhe zyrat e tij rajonale, qendra të shëndetit publik.

Sipas parashikimeve fillestare financiare, sistemi i ri i kujdesit shëndetësor do të kërkojë më tepër se 5 milionë euro që të zbatohet.

Ndërsa shoqëria përgjithësisht e mirëpriti zgjerimin e kujdesit shëndetësor, disa mjekë kritikuan ngarkesën kërcënuese mbi buxhetin federal. Fondet, thonë ata, duhet të shkojnë gjithashtu tek shumë spitale të rrënuar që u mungojnë furnizimet dhe paisjet e duhura mjekësore.

Sipas Dr. Gjorge Jovanov, "Me fondet që qeveria po ofron tani, shumë nga pacientët që nuk ishin në gjendje të merrnin kujdes shëndetësor do të kenë mbulim, gjë që është një gjë shumë e mirë. Nga ana tjetër, një pjesë e këtyre parave mund të përdoren për të përmirësuar kushtet për pacientët që ndërkaq kanë sigurim shëndetësor."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment