ICTY trefishon dënimin e ish oficerit serb lidhur me vrasjet e Vukovarit

06/05/2009

Gjykatësit e apelit në gjykatën e OKB për krimet e luftës rritën të martën dënimin fillimisht pesë-vjeçar të ish oficerit serb Veselin Sljivançanin dhe përmbysën lirimin e tij në lidhje me masakrën e Vukovarit në 1991.

(AFP - 06/05/09; AP, Reuters, DPA, AKI, New York Times, BBC, Beta, B92, International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia - 05/05/09)

photo

Gjykata rriti dënimin e ish majorit të ushtrisë jugosllave Veselin Sljivançanin për vrasjen dhe ndihmën dhe bashkëfajësinë në vrasjen e të burgosurve. [Getty Images]

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) vendosi të martën (5 maj) se një ish oficer serb i ushtrisë bëri të mundur efektivisht masakrën e 1991 të 194 të burgosurve kroatë të luftës dhe ajo trefishoi dënimin e tij fillestar.

Në shtator 2007, gjykata e OKB dënoi ish majorin e ushtrisë popullore jugosllave (JNA) Veselin Sljivançanin, 55 vjeç, për ndihmën dhe bashkëfajësinë në torturimin e të burgosurve të marrë nga një spital në qytetin e Vukovarit por e liroi atë nga përgjegjësia për ekzekutimin e tyre përfundimtar.

Duke hedhur poshtë apelin e tij dhe duke shfuqizuar lirimin, Dhoma e Apelit vendosi të martën të rritë afatin e burgimit të tij në 17 vjet.

"Një dënim me burg me pesë vjet nuk pasyron përshtatshmërisht nivelin e rëndesës së krimeve të kryera nga Z. Sljivançanin," tha gjykatësi kryesues Theodor Meron, duke njoftuar vendimin 3-2 të panelit pesë-anëtarësh.

Gjykatësit e apelit hodhën poshtë gjithashtu apelin e ish kolonelit të JNA, Mile Mrksiç, 61 vjeç, duke mbajtur dënimin me burg me 20 vjet që ai mori për rolin e tij në masakrën e Vukovarit.

Miroslav Radiç, ish oficeri i tretë serb i paditur në rastin, u lirua në 2007 nga të gjitha akuzat.

Sipas padisë së përbashkët, Mrksiç ishte komandant i brigadës së parë të motorizuar të JNA, e cila mbajti përgjegjësinë për rrethimin tre-mujor të Vukovarit që shpuri përfundimisht në rënien e tij në nëntor 1991. Atë kohë, Sljivançanin ishte një oficer i sigurimit të asaj brigade.

Në vijim të një marrëveshjeje midis JNA dhe qeverisë kroate, trupat nën komandën e Mrksiç dhe Sljivançanin lëvizën 400 pacientë dhe refugjatë nga spitali i Vukovarit në mëngjesin e 20 nëntorit 1991. Ata lëvizën rreth 300 nga prej tyre në fermën Ovçara, duke i bërë subjekt të rrahjeve dhe abuzimeve të tjera.

Mrksiç urdhëroi pastaj tërheqjen e trupave të rregullta serbe që mbronin të burgosurit, duke i lënë ata në duart e forcave të mbrojtjes lokale territoriale dhe të paraushtarakëve. Këto njësi qëlluan e vranë të burgosurit në një fushë pranë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Prokurorët e OKB e vunë numrin e të vrarëve në incident në 264 por gjyqi i 2007 e vuri numrin e të vrarëve të provuar në 194.

Dhoma e Apelit tha se Sljivançanin duhej të mos i bindej urdhërave të Mrksië pavarësisht se koloneli ishte eprori i tij. Ajo vendosi se Sljivaçanin ishte në dijeni se paraushtarakët "kishte gjasa t'i vrisnin të burgosurit e luftës" në mungesë të forcave të rregullta serbe, siç deklaroi Meron në sallën e gjyqit.

Dënimet e gjykatës së OKB në 2007 shkaktuan reagime të zemëruara në Kroaci.

"Nuk e di se sa njerëz duhet të qenë vrarë këtu aqë keqbërësit të merrnin burgim të përjetshëm," tha kryeministri Ivo Sanader atë kohë, ndërsa bënte thirrje për qetësim.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment