Protestat e studentëve përfshijnë universitetet kroatë

04/05/2009

Studentët kroatë kanë pushtuar departamentet e universitetit, duke kërkuar kthimin e arsimit të lartë të përgjithshëm falas.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 04/05/09

photo

Mbi 1,000 studentë nisën demonstratën në departamentin e filosofisë të Universitetit të Zagrebit më 20 prill për të kërkuar heqjen e pagesës. [Getty Images]

Planet e qeveria për të bërë që më shumë studentë dhe prindërit e tyre të mbajnë koston e arsimit të lartë kanë zemëruar studentët e vendit. Mbi 1,000 prej tyre nisën të demonstrojnë në departamentin e filosofisë të Universitetit të Zagrebit më 20 prill për të kërkuar heqjen e pagesës.

Që atëhere, qindra studentë në qendrat akademike kryesore të Kroacisë -- Osijek, Zadar, Rijeka dhe Split -- janë bashkuar me grevën. Deri nga fundi i prillit, studentët e zemëruar kanë pushtuar fizikisht 15 departamente universitetesh anembanë vendit për të shprehur ankesat e tyre.

Studentët në Kroaci nuk kanë bërë protesta me dekada. Trazira e fundit serioze e studentëve ishte në "Pranverën Kroate" të 1971, në periudhën e Jugosllavisë, që shprehu një kërkesë të përhapur për liri më të mëdha demokratike dhe ekonomike.

Protestuesit e tanishëm duan që zyrtarët e arsimit të ulin dhe të heqin pagesat e universitetit, duke argumentuar se ato shkatërrojnë buxhetin gjithsesi të mbingarkuar të familjeve mesatare. Duke argumentuar se arsimi i lartë nuk është një privilegj, por një e drejtë universale, ata gjithashtu synojnë të prishin një politikë të re të qeverisë për heqjen e pagesës vetëm për studentët që kalojnë provimet në kohë. Masa do të hyjë në veprim vitin e ardhshëm.

Deri kohët e fundit, Kroacia kishte ruajtur praktikën e vjetër jugosllave të dhënies së arsimit të lartë falas. Tani, megjithatë, në kuadrin e politikës së re arsimore të qeverisë, studentët duhet të paguajnë nga 500 deri në 1,200 euro në vit, në varësi nga departamenti ku studjojnë. Gati 60% e 160,000 studentëve tani bëjnë pagesën e shkollës. Vetëm atyre që kalojnë rregullisht provimet dhe me nota të larta, u hiqet pagesa.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri i Shkencës dhe Arsimit Dragan Primorac, i pashqetësuar nga demonstratat tha se qeveria ka ndërmend t'i japë fund spektaklit të "studentëve të përhershëm" që jetojnë jetë të mirë me shpenzimet e taksapaguesve. Çdo vit akademik shtesë për një student që dështon të përfundojë studimet e tij në kohë, i kushton qeverisë mbi 3.000 euro.

"Ne duam arsimin falas në Kroaci nga kopshtet deri te studimet pasuniversitare, por vetëm për ata që e meritojnë," shpjegoi Primorac.

Për momentin, studentët protestues mbajnë të pushtuara godinat e departamenteve të tyre ditën dhe natën, duke fjetur me turne. Ata pengojnë pedagogët nga leksionet. Krerët e studentëve, që janë të vendosur të mbeten anonimë, kërkojnë barazi për të gjithë studentët dhe thonë se kanë mbështetjuen e profesorëve dhe të prindërve të tyre.

Çdo mbrëmje, studentët mbajnë sesione plenarë që janë të hapura për publikun, të pranishmit janë përgjithësisht mbështetës të grevës, ndërsa ata vendosin mbi drejtimin e veprimit për ditën tjetër dhe reagimin e mundshëm ndaj autoriteteve. Protestuesit lejojnë gazetarët që të ndjekin sesionet, por i ndalojnë ata që të raportojnë. Në vend të kësaj, studentët shpërndajnë njoftimet e tyre për shtyp në media.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment