22/04/2009
Arabia Saudite u bë vendi i 58-të që njeh pavarësinë e Kosovës. Ndërsa ata në Prishtinë shprehin mirënjohjen e tyre, zyrtarët serbë thonë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet të vendosë mbi pavarësinë e ish-krahinës.
Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë -- 22/04/09
![]() Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se vendimi saudit do "të ketë një ndikim mbi shtetet e tjera në botën arabe dhe Konferencën Islamike". [Getty Images] |
Ambasadori saudit në OKB, Khalid al-Nafise njoftoi të hënën (20 prill) se Mbretëria e Arabisë Saudite ka njohur shtetin e Kosovës. Al-Nafise i konfirmoi lajmin Ministrit të Jashtëm të Kosovës Skënder Hyseni në një bisedë telefonike. Arabia Saudite është shteti i 58-të që njeh pavarësinë e ish-krahinës serbe.
Hyseni i shkroi të martën homologut të tij saudit, Princit Saud Al-Faisal, duke shprehur përkushtimin e Kosovës ndaj krijimit të marrëdhënieve të afërta dhe të plota midis të dy vendeve.
Sipas një zyrtari të ministrisë së jashtme në Riad, Mbretëria e mori vendimin e saj "në përputhje me lidhjet ekzistuese fetare e kulturore me popullin e Kosovës dhe me respektin për popullin e Kosovës për të përftuar pavarësinë", njoftoi Saudi Press Agency.
Mbretëria "shpreson se zhvillimi do të kontribuojë pozitivisht për të forcuar shtyllat e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe vendet fqinjë", tha zyrtari.
Në Prishtinë, Presidenti Fatmir Sejdiu tha se vendimi saudit do "të ketë një ndikim mbi shtetet e tjera në botën arabe dhe Konferencën Islamike".
Kryeministri Hashim Thaçi tha se njohja saudite do t'u dërgojë një mesazh vendeve të tjerë dhe ato do të pasojnë shembullin. "Kjo njohje ... është një njohje e veprimtarisë së fuqishme diplomatike të Kosovës," tha Thaçi.
Hyseni i tha transmetuesit publik të Kosovës RTK se vendimi i Saudisë tregon qartë se seanca e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) mbi ligjishmërinë e pavarësisë së Kosovës nuk dëmton njohjen diplomatike të kërkuar nga Prishtina.
Në Beograd megjithatë, Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç e quajti vendimin e Riadit për të njohur Kosovën, për të ardhur keq. Ai argumentoi se ICJ duhej të deklarojë opinionin e saj mbi ligjishmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Shumë blogerë dhanë gjithashtu gjykime. "Mrekulli! Tani Katari, Bahreini, Omani, Jordania, Jemeni, Libani, Kuvaiti etj. do të pasojnë udhëheqësin e tyre! Faleminderit," shkroi të hënën Heki në B92 me qendër në Beograd.
Radoslav drejton vëmendjen në rastin e ICJ në proces. "Unë pres më shumë vende arabe aleate të SHBA të njohin Kosovën, por kjo prapë nuk do të ndryshojë asgjë... Nëse vendimi [i ICJ] shkon në favor të Serbisë, të gjitha njohjet e mëparshme hidhen poshtë," thotë ai.
Por Ivica ka një tjetër mendim. "Eshtë shumë e rëndësishme që njerëzit në Serbi të jenë me mendje të hapur dhe të shohin një të ardhme së bashku me shqiptarët e Kosovës. Eshtë e sigurtë se pas Arabisë do të ketë më shumë vende në Azi që do ta njohin Kosovën si një shtet."
"Ky është një lajm i madh; megjithatë, unë thjesht vras mendjen se pse Serbia nuk e bën më të lehtë jetën për gjithsecilin: të njohë Kosovën dhe t'i lërë serbët vendas të shkojnë përpara me jetën e tyre," shkruan Kosovar.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes