Gul i Turqisë bën vizitë të rëndësishme në Irak

24/03/2009

Presidentët turk e iraken u zotuan të hënën të bashkëpunojnë në dhënien fund të veprimtarive terroriste të rebelëve kurdë që përdorin bazat në Irkaun e veriut për të nisur sulme ndaj Turqisë.

(Zaman, Hurriyet, Washington Post - 24/03/09; Reuters, AFP, DPA, Euronews, VOA - 23/03/09)

photo

Presidenti i Irakut Xhalal Talabani (i dyti nga e majta) dhe presidenti turk Abdullah Gul (në mes) kalojnë një revistë të rojeve të nderit të hënën (23 mars) në Bagdad. [Getty Images]

Presidenti turk Abdullah Gul tha të hënën (23 mars) se shtypja nga Iraku e verpimtarive të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është një kërkesë për bashkëpunimin e plotë midis Ankarasë dhe Bagdadit.

"Ndërsa normalizohet, Iraku duhet të kontrollojë territorin e vet dhe të mos lejojë terroristët të operojnë," tha presidenti përpara nisjes së udhëtimit të tij dy-ditor në Bagdad, i pari nga një udhëheqës i shtetit turk në 33 vjet. "Irakut i duhet të frenojë organizatën terroriste dhe vetëm atëhere ai do të ketë 100% bashkëpunim me fqinjët e vet."

Gul pati një pritje të ngrohtë nga presidenti i Irakut Xhelal Talabani i cili e siguroi atë se Iraku do të bënte çdo përpjekje për të ndalur veprimtaritë e rebelëve terroristë të PKK.

Anëtarët e grupit terrorist kanë përdorur bazat e tyre në malet e Irakut të veriut si një tramplinë për sulmet brenda Turqisë.

Duke theksuar se kushtetuta e Irakut i ndalon veprimtaritë me armë, Talabani, që është vetë një kurd, tha të hënën se PKK duhet ose të lërë armët ose të lërë teritorin e vendit.

"Çfardo sulmi ndaj fqinjës sonë demokratike [Turqisë] do të konsiderohet sulm terrorist dhe nuk i shërben popullit [kurd] që ata pretendojnë se përfaqësojnë," tha kreu iraken në një konferencë të përbashkët shtypi me Gul. "Prania e forcave të PKK në truallin e Irakut ka dëmtuar fshatarët e mbi 500 fshatrave kurde."

Prania e PKK në Irak është çështja më e diskutueshme në marrëdhëniet turke-irakene. Ankaraja ka akuzuar shpesh kurdët e Irakut dhe administratën e tyre autonome në Irakun e veriut, qeverinë rajonale kurde (KRG) për tolerimin dhe bile ndihmën ndaj PKK.

"Është koha t'i japim fund këtyre problemeve sepse ato prishin marrëdhëniet midis vendeve tona," tha Gul duke theksuar nevojën për veprim të përbashkët kundër terrorizmit.

Më parë këtë vit, Turqia, Iraku dhe Shtetet e Bashkuara ngritën një qendër komande të përbashkët për të mbledhur inteligjencë për të ndihmuar dhënien fund të veprimtarive të PKK.

"Terrorizmi dhe ata që e praktikojnë atë janë një mallkim. Ata duhen ndëshkuar," citonte DPA të thoshte Gul. " Është koha t'u jepet fund këtyre problemeve që dëmtojnë marrëdhëniet mirdis Turqisë dhe Irakut."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Midis zyrtarëve që Gul ka në plan të takojë në Bagdad janë kryeministri Nuri al-Maliki dhe ministri i jashtëm Hoshjar Zebari si dhe Neçirvan Barzani, kryeministër i KRG.

Mënjanë problemit të PKK, bisedimet në Bagdad pritet të përqëndrohen në marrëdhëniet ekonomike dhe të tregtisë.

Vendet nga sa thuhet po kërkojnë të rritin tregtinë e ndërsjelltë që tani ka vlerë rreth 3.5 miliard euro. Më shumë se 20% e eksporteve të naftës së Irakut kalon nëpër portin turk të Cejhanit.

Një tjetër çështje në axhendën e Gul, raporton Reuters, është ndarja e ujit nga lumenjtë Tigër dhe Eufrat që burojnë në Turqi por rrjedhin nëpër Irak.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment