BE ul statusin e projektit të tubacionit Nabucco

18/03/2009

Projekti i vonuar gjatë i tubacionit Nabucco duket se po ndesh probleme të reja pasi është fshirë nga lista e projekteve që do të financojë plani stimulues ekonomik i BE.

(Warsaw Business Journal, Hurriyet - 18/03/09; EurActiv, Euobserver, Dnevnik.bg, Mediapool, HotNews.ro - 17/03/09; DPA, Nine O'clock - 16/03/09)

photo

Zyrtarët e BE konfirmuan se tubacioni, konsideruar si një ndërmarrje flamurtare e Bashkimit, ishte zhdukur nga lista e projekteve të energjisë që plani do të financojë. [Getty Images]

Nabucco -- një tubacion 3,300 km i parashikuar të transportonte gazin kaspik në Evropë nëpërmjet Turqisë dhe Ballkanit me qëllim që të kufizonte vartësinë e BE nga gazi rus, ra nga lista e projekteve bandëgjera e të energjisë që plani stimulues i BE do të financonte, raportoi të martën (17 mars) EurActiv me bazë në Bruksel.

Ministrat e jashtëm të BE diskutuan planin prej 5 miliard euro gjatë një takimi të hënën por nuk arritën një marrëveshje mbi listën e projekteve bandëgjerë e të energjisë. Krerët e BE pritet të vendosin mbi listën në Bruksel të enjten.

Nënkryeministri çek për çështjet e BE Aleksander Vondra, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së BE, shprehu shpresë të hënën se anëtarët e BE mund të arrinin një marrëveshje. Po qe kështu, Parlamenti Evropian mund të miratojë planin stimulues përpara përfundimit të mandatit të vet. Po qe se jo, besueshmëria e cilitdo do të vihet në pikpyetje, tha Vondra.

Komisioni Evropian (KE) propozoi fillimisht 250 milion euro për të ndarë rrezikun dhe për të ndihmuar sigurimin e kredive bankare për Nabucco. Kjo shumë më pas u tkurr në 200 milion euro.

Në versionin më të fundit të listës së projekteve, një term më i gjerë, "Korridori Jugor" u duk në vend të Nabucco. Ai përfshin projekte të ndryshme në Evropën e jugut, duke përfshirë një tubacion të ri ndërlidhës Turqi-Greqi-Itali (ITGI) midis bregdetit ionian grek dhe Italisë.

Ministri i jashtëm rumun Kristian Xhakonesku ka paralajmëruar se vendi i tij nuk do të votojë për paketën stimuluese në qoftë se ajo përjashton Nabucco. Qëndrimi i Rumanisë u mbështet nga Austria, Polonia dhe Sllovakia, tha ai.

Po kështu, ministri polak për çështjet evropiane Mikolaj Dovgieleviç tha se kryeministri Donald Tusk do të përpiqej të bindte krerët e BE të mbështesnin Nabucco për të reduktuar vartësinë e bllokut nga furnizimet me gaz të Rusisë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Marrëveshja mbi tubacionin Nabucco u nënshkrua në 2002. Planifikuesit presin kompletimin e fazës së parë të tij në 2014. Sapo të jetë plotësisht në punë, Nabucco do të transportojë deri në 31 miliard metra kub gaz në vit në Evropë nëpërmjet Evropës, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë.

Vëzhguesit presin që Azerbaixhani të bëhet furnizuesi i parë me gaz i projektit. Vendet e Lindjes së Mesme ka mundësi të bashkohen si furnizues më pas.

Gjermania, RWE e së cilës është bashkuar me pesë kompani të tjera të energjisë në konsorciumin e Nabucco, OMV e Austrisë, MOL e Hungarisë, Bulgargaz e Bullgarisë, Transgaz e Rumanisë dhe Botas e Turqisë, është një nga kundërshtarët më të fortë për dhënien e parave evropiane për projektin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel kohët e fundit tha se problemi më i madh që Nabucco ndesh nuk ishte financimi por gjetja e gazit për të ushqyer tubacionin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment