11/03/2009
Marko Kon do të përfaqësojë Serbinë në Eurovizionin e këtij viti në Moskë. Fitorja e tij habiti si kritikët dhe publikun.
Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 11/03/09
![]() Marko Kon (në mes) do të përfaqësojë Serbinë në Moskë. [Nikola Barbutov] |
Një këngëtar e kompozitor pak i njohur, Marko Kon, ka habitur shumë vetë duke dalë si përfaqësues i vendit të tij në Eurovizionin e 54-t në Moskë.
Kon do të interpretojë "Këpuca" në një duet me fizarmonicistin Milan Nikoliç. Kon mburret me paraqitjen eksentrike që ka në krye një afrikane bjonde.
Vetë Kon shprehu habi me fitoren e vet. "Nuk jam ende i ndërgjegjshëm që ne fituam. Jam i tronditur. E di që ca të tjerë qenë parë si favoritë, po ja ku e keni: ne jemi fituesit," tha ai.
"Këpuca" është një melodi pop me një shtresë të tingujve etno serbë. Ajo tregon historinë e një burri të flakur nga një grua që pret prej tij të fitojë pasuri.
Shumë janë skeptikë për shanset e Kon për fitore në Moskë. Presioni për sukses pritet të ndërtohet pasi Serbia priti Eurovizionin vitin e kaluar, privilegji i saj pasi Marija Serifoviç fitoi garën e 2007 në Helsinki me këngën e vet "Një lutje". Të tjerë përfaqësues serbë arritën pikë të larta në vitet e shkuar, si vendi i dytë në 2004 kur vendi konkuroi si Serbia dhe Mali i Zi (Zheljko Joksimoviç, "E ëmbla ime").
Fitorja e Kon dhe Nikoliç ndau shikuesit, duke rezultuar në një numër prej tyre që lanë sallën të pakënaqur. Kënga fituese mori pikët maksimale nga juria por shikuesi, duke votuar nëpërmjet tekst-mesazheve i dhanë saj 7 nga 12 pikë.
Skandali, jo vetëm pakënaqësia rreth fituesit, prishi konkurimin serb. Dhjetë konkurrentë qenë menduar të dilnin në finale por një gabim në numërimin e votave të shikuesve i bëri organizatorët të njoftonin se dy konkurrentë më shumë do të dilnin në finale. Të dy ata qenë eleminuar gabimisht në gjysmë-finale.
Një nga dy konkurrentët, megjithatë refuzoi të dilte, duke bërë që Serbia të kishte një numër tek prej 11 finalistësh. Dy anëtarë të komitetit organizues dhanë dorëheqjen më pas nga postet e tyre.
Përveç kësaj, gazetarët thuhet se dëshmuan personelin e sigurisë të flakte jashtë ish menazherin e kampiones së 2007, Serifoviç pasi ai nuk kishte autorizim për të qenë prapa skene.
Sipas reagimeve paraprake të kritikëve, këngëve në konkurrimin e këtij viti u mungonte cilësia e viteve të kaluara. Përfaqësuesve të tanishëm të Serbisë në Eurovizion do t'u duhet të punojnë për t'u përpjekur të përqasen me suksesin e paraardhësve të tyre.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes