04/03/2009
Një gjykatë e OKB dha deklarimin "jo fajtor" ndaj 11 akuzave të genocidit dhe krimeve të luftës me të cilat përballet Radovan Karaxhiç, pasi ish-kreu serb boshnjak refuzoi të deklaronte fajësinë në një seancë të martën në Hagë.
(FT - 04/03/09; AP, AFP, Reuters, Bloomberg, DPA, AKI, BBC, VOA, RTTNews, Beta, B92 - 03/03/09)
![]() Një roje sigurie kontrollon çantën e ish-kreut serb boshnjak Radovan Karaxhiç (djathtas) të martën (3 mars) në Hagë. [Getty Images] |
Ish-kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiç refuzoi të deklarojë fajësinë për krimet e luftës dhe genocidin gjatë një seance në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) të martën (3 mars), ashtu siç bëri rreth gjashtë muaj më parë.
"Kjo gjykatë nuk ka asnjë të drejtë të më gjykojë mua," i tha ai gjyqtarit Jain Bonomi që kryesoi seancën në Hagë.
Gjykata e thirri seancën e të martës pasi prokurorët e OKB paraqitën një padi të ndryshuar ndaj Karaxhiçit javën e shkuar, rreth shtatë muaj pas arrestimit të tij. Ajo e padit atë me dy akuza genocidi, pesë akuza të krimeve kundër njerëzimit dhe katër për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës gjatë konfliktit të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) më 1992-1995.
Ajo zvogëlon gjithashtu numrin e skenave të pretenduara të krimit nga 41 në 27.
Çështja e Karaxhiçit është ende në fazën e paragjykimit. Dalë përpara gjykatës në një sesion në fund të gushtit, ai refuzoi të deklarojë fajësinë ndaj padisë së tij të mëparshme. Në përputhje me rregulloren e ICTY, gjykatësit lanë deklarimin jo-fajtor ndaj çdo akuze.
Bonomit ju desh të përsëriste këtë procedurë gjatë seancës së shkurtër të martën.
Karaxhiç, 63 vjeç, u ankua se gjykata nuk i kishte lënë kohë sa duhej për të mbledhur këshilltarët ligjorë.
"Koha ime është shkurtuar," tha ai. "Unë nuk kam ende një ekip timin, jo për fajin tim."
Ashtu si ish-Presidenti jugosllav Slobodan Millosheviç, Karaxhiç po përfaqëson veten në ICTY. Sjellja e tij në gjykatë dhe letrat e shumta kanë bërë që shumë të besojnë se ai ka në plan të përdorë taktikat vonuese të përdorura fillimisht nga mentori i tij i kohës së luftës.
Karaxhiç përdori seancën e të martës për të ripërtërirë pretendimet e tij rreth një marrëveshjeje të fshehtë që ai bëri me ish-të dërguarin e SHBA Riçard Hollbruk më 1996 për t'i dhënë atij imunitet nga procedimi i ICTY në këmbim për lënien e jetës publike.
Hollbruk, që ndihmoi ndërmjetësimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit më 1995, e cila i dha fund konfliktit në BiH, ka mohuar haptazi dhënien e një premtimi të tillë.
Përballë afatit përfundimtar më 2010 për të përfunduar të gjitha çështjet, duke përfshirë apelet, gjykatësit dhe prokurorët në ICTY po përpiqen të shpejtojnë 18 çështjet e mbetura.
ICTY dhe BE të dyja po i bëjnë presion Serbisë të japë dy të kërkuarit për krime lufte të mbetur nga konfliktet e Ballkanit në vitet 1990, të kërkuar ende nga gjykata e OKB, veçanërisht ish-komandantin serb boshnjak Ratko Mlladiç. I padituri tjetër ende në kërkim është kreu serb kroat i kohës së luftës Goran Haxhiç.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes