Defekti i programit kompjuterik bën që mijëra maqedonas të mos marrin pagesat

24/02/2009

Punëtorët dhe punëdhënësit maqedonas bënë protesta pasi një sistem programi kompjuterik, i futur ngathtësisht bëri që shumë punëtorë të mos marrin pagesat në janar.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 24/02/09

photo

Shumë maqedonas mbetën pa pagesë për shkak të defektit. [Getty Images]

Zëmërimi dhe konfuzioni u rrit në Maqedoni këtë muaj pasi futja shkel e shko e programit kompjuterik Shërbimi i të Ardhurave Publike (PRO) për sistemin e "pagës bruto" la mijëra vetë pa pagesë për gjithë janarin. Midis tyre qenë dy kandidatët kryesorë për president.

Sipas të përditshmes, Georgi Ivanov dhe Ljubomir Fërckoski, respektivisht kandidatët e VMRO-DPMNE në pushtet dhe të opozitës Social Demokrate, nuk kishin marrë pagat e tyre të dhjetorit e janarit në fillim të shkurtit. Të dy japin lëndën e drejtësisë në Universitetin e Shkupit.

Përveç shpenzimeve të përditëshme, maqedonasit duhej të paguanin borxhet dhe u trëmbeshin pagesave të interesave, ndërkohë që nuk kishin para në xhepa. Media vendore llogariti se rreth 600,000 banorë u detyroheshin një mesatare prej 1,800 euro bankave në nëntor 2008, duke i lënë ata të prekshëm për gjoba ndaj pagesave të vonuara.

Gjendja u sqarua disi nga mesi i shkurtit, ndonëse është ende larg të qënit ideale. Që nga 15 shkurti, PRO njoftoi se nga afërsisht 60,000 punëdhënës të rregjistruar në vend, 42,060 kishin paguar sigurimet shoqërore dhe pagat e punonjësve të tyre.

Qeveria futi sistemin e ri në një përpjekje për të përmirësuar transparencën, duke besuar se ai do t'i detyronte punëdhënësit të paguanin kontributet e tyre të detyrueshme ndaj pensioneve të punonjësve dhe sigurimeve shoqërore, pasi ata që nuk i bëjnë këto kontribute dhe nuk paguajnë pagat deri më 15 të çdo muaji, do të gjobiten me 2,000 euro deri në marrjen e biznesit të tyre nga PRO.

Bazuar në sistemin e shrregullt të nisjes së sistemit, qeveria nuk i zbatoi kërcënime të tilla dhe vuri gjoba relativisht të ulta ndaj afërsisht 5,000 bizneseve që nuk paraqitën as vlerësime të detyrimeve të tyre deri më 15 shkurt.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Rastet u bënë të shpeshtë. Ministria e financave fajësoi punëdhënësit për dorëzimin vonë të vlerësimeve të tyre të pagave. Ndërmarrje të shumta dështuan gjithashtu të verifikojnë përkueshmërinë e programit kompjuterik të tyre të llogarive me atë të PRO në kohë.

Nga ana tjetër, administratorët e zemëruar kundërshtuan që programi kompjuterik jofleksibël i PRO të bllokonte të gjitha pagesat e ndërmarrjeve edhe nëse mungonte informacioni i pagës së një punonjësi.

Një votim i dështuar mosbesimi më 11 shkurt në parlament përmendi fiaskon e pagave si një nga justifikimet dhe sindikata më e madhe e punës e vendit kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Financave Trajko Slavenski.

Qeveria, megjithatë, mbron futjen e teknologjisë. Zëvendës/Kryeministri Zoran Stavreski e përshkroi sistemin si "të vlefshëm, të qëndrueshëm dhe transparent", ndërsa pretendonte se "pothuajse të gjitha vendet europiane" e kanë atë tashmë. Stavreski tha se qeveria do të rregullojë defektet ndërsa ato ndodhnin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment