Hymni kombëtar i BiH merr tekstin pas vitesh pritjeje

23/02/2009

Pas gati dhjetë vjet debatesh, hymni kombëtar i Bosnje dhe Herzegovinës ka tekstin e tij.

Nga Ema Kovaç për Southeast European Times në Sarajevë -- 23/02/09

photo

Një nga kriteret kryesorë ishte që të gjithë shtetasit e BiH të mund të identifikoheshin me tekstin. [Getty Images]

Komisioni për zgjedhjen e tekstit të hymnit kombëtar të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) paraqiti tekstin fitues, të zgjedhur njëzëri nga të 11 anëtarët e jurisë, në një konferencë shtypi të premten (20 shkurt) në Sarajevë.

Teksti pret tani miratimin nga këshilli i ministrave dhe parlamenti i BiH.

"Jedna si jedina" ("Një dhe i vetmi") ishte hymni nga 1992 më 1998. Muzika erdhi nga një këngë e vjetër folklorike boshnjake. Muzikanti boshnjak Edin Dervishalidoviç shkroi fjalët.

Popullsitë kroate e serbe në BiH, megjithatë, gjithnjë e lidhi këngën me bashkësinë boshnjake, duke e gjykuar atë si një instrument të dështuar për nxitjen e unitetit kombëtar.

Më 1998, zyra e përfaqësuesit të lartë në BiH nisi një konkurs të hapur për një hymn tjetë. Dhoma e Përfaqësuesve e BiH zgjodhi në shkurt 1999 "Intermexo" të Dushan Shestiç, një kompozitor dhe profesor i violinës nga Banja Luka.

Megjithatë, projektligji për hymnin u shua në Dhomën e Popujve të BiH, duke rënë viktimë e një debati të zgjatur rreth tekstit. Në qershor 1999, i inatosur, Karlos Vestendorp, përfaqësuesi i lartë në BiH atë kohë, e vuri "Intermexo" si hymn, ndonëse vetëm si melodi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Këshilli i ministrave i BiH vendosi në mars 2008 që t'i japë fund kësaj gjendje dhe vuri një shpërblim 15,600 euro për tekstin më të mirë. Konkursi tërhoqi 339 tekste.

Një nga kriteret kryesorë ishte që të gjithë shtetasit e BiH të mund të identifikoheshin me tekstin. Teksti fitues përbën një shkrirje të propozimeve të dy finalistëve: Shestiç, kompozitorit të muzikës së himnit dhe Benjamin Isoviç, një muzikant i Sarajevës.

Poezia përqëndrohet në shembujt e bukurisë natyrore të vendit dhe në të ardhmen e përbashkët të bashkësive të tij, duke përmendur "Atdheun Bosnje", "qiejtë blu të Herzegovinës" dhe "Krajinën krenare" një pas një. "Ne shkojmë së bashku drejt së ardhmes" është vargu i fundit.

Faqja në internet Sarajevo-x anketoi përdoruesit e tij mbi cilësinë e tekstit. Deri të hënën, u përgjigjën 1,060 vetë: 32% thanë se ishte i shkëlqyer, 42% mesatar dhe 26% i dobët.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment