20/02/2009
Hetuesit në Bosnje dhe Herzegovinë njoftohet se kanë ngritur akuza penale kundër Kryeministrit të Republika Sërbska Milorad Dodik dhe së paku dhjetë të tjerëve rreth përvetësimit të pretenduar të më shumë se 70 milionë eurove.
(Onasa, RTRS, Dnevni Avaz, B92 - 20/02/09; DPA, Beta, HINA, RTRS - 19/02/09)
![]() Kryeministri i RS Milorad Dodik përballet me akuzat e përvetësimit dhe shpërdorimit të detyrës. [Getty Images] |
Agjensia e hetimit e Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) ka paraqitur një raport që akuzon Kryeministrin e Republika Sërbska (RS) Milorad Dodik për shpërdorim pushteti dhe përvetësim, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit dhe atij të RS miliona euro, sipas njoftimeve të enjten (19 shkurt).
Dokumenti i paraqitur nga Agjensia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në zyrën e prokurorisë publike, thuhet se damkos dhjetë zyrtarë të tjerë apo biznesmenë të paidentifikuar të RS si "pjesëmarrës në organizatën kriminale" kryesuar nga Dodik.
Ata supozohet se kryhen "disa vepra penale të krimit të organizuar, pastrimit të parave si dhe të shpërdorimit të funksionit dhe autorizimeve zyrtare," duke i kushtuar buxheteve të BiH dhe RS mbi 74 milionë euro.
Raporti, i cili rezultoi nga muaj hetimesh në disa projekte ndërtimi e zhvillimi në RS, "ishte kundër një grupi të madh njerëzish", jo vetëm kundër 11 vetëve të cituar nga media, sipas drejtorit të SIPA Mirko Lujiç.
Zëvendësi i tij, Dragan Lukaç, i cili drejton departmentin e hetimit penal të agjensisë, nënshkroi akuzat, sipas Lujiç. Dodik tha se Lukaç ka vepruar prapa shpinës së eprorëve të tij dhe në shkelje të procedurës ligjore, pasi ai e dërgoi raportin pa njoftuar Lujiç dhe kryeprokurorin Milorad Barasanin.
Dodik ia atriuboi padinë një "grupi sektar" që mbase donte të shihte shkarkimin e tij përpara emërimit të një përfaqësuesi të ri të lartë, citoi agjensia Beta me qendër në Beograd se Dodik u tha gazetarëve të enjten.
RS ka njoftuar se do të jetë kundërshtojë përfaqësuesin e lartë të ri nëse ai është nga Mbretëria e Bashkuar, të cilën ajo pretendon se ka një paragjykim kundër serbëve të Bosnjës. Shefi i politikës së jashtme të BE Havier Solana do të njoftojë të emëruarin e ri të hënën.
Dodik pretendoi më tej se masa godiste ekzistencën e njësisë serbe boshnjake, duke thënë se Lukaç është "mburrur publikisht në Sarajevë se si ai [po] i jepte fund" asaj.
Akuzat penale me të cilat përballet Dodik dhe bashkë-konspiratorët e tij të supozuar rrjedhin nga një kontratë fitimprurëse për ndërtimin e ndërtesës qeveritare të RS në Banja Luka, që disa gazetarë akuzojnë Dodik se u a dha miqve. Ata dyshojnë gjithashtu se projekti i autostradës Banja Luka-Gradishka iu dha të besuarve të tij.
Partia Social Demokratike (SDP) kryesore e opozitës vuri në dukje të enjten se asnjë zyrtar qeveritar nuk shpjegoi se pse çmimi për kilometër i autostradës ishte sa dyfishi i gjithëkund tjetër në Europë. Përveç kësaj, akuzoi SDP, Banja Luka refuzoi të shpjegojë se pse kostot e ndërtimit të ndërtesës qeveritare të RS dolën "pesë herë" mbi buxhetin dhe se pse ajo i jep projektet më të mëdha të ndërtimit pa zhvilluar një tender, në shkelje me ligjin për blerjet publike.
Ajo i kërkoi bashkësisë ndërkombëtar në BiH dhe autoriteteve gjyqësore të shtetit që të garantojnë se çështja do të shkojë në gjykatë pa ndërhyrje politke apo ndërhyrje të tjera.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes