Pezullohet gjyqi i krimeve të luftës i Sheshelj

12/02/2009

Gjyqtarët pezulluan për një kohë të papërcaktuar gjyqin e krimeve të luftës të Vojisllav Sheshelj të mërkurën në Hagë, pasi prokuroria tha se frikësimi i dëshmitarëve kërcënonte të kompromentonte çështjen.

(AFP, AP, Reuters, AKI, VOA, Sense News Agency, Beta, B92, ICTY - 11/02/09)

photo

Kreu ultra-nacionalist serb Vojisllav Sheshelj nuk pranoi fajin ndaj akuzave për nxitje të mizorive nga forcat serbe në BiH dhe Kroaci. [Getty Images]

Gjyqtarët në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) pezulluan për një kohë të papërcaktuar të mërkurën (11 shkurt) gjyqin kundër kreut ultra-nacionalist serb Vojisllav Sheshelj, duke përmendur shqetësime të sigurisë së dëshmitarëve.

"Një shumicë e gjytarëve vendosi që dëshmia e mbetur e rreth dhjetë dëshmitarëve të mos dëgjohej në momentin e tanishëm, për shkak se nuk do të ishte e mundur të garantohej ... siguria e tyre," tha për AFP zëdhënësja e ICTRY Norma Jelaçiç. Gjyqtarët gjithashtu besojnë se dëshmitarët mund të ngurrojnë të japin dëshmi të plotë nëse tremben për sigurinë e tyre.

Dhoma Gjyqësore me tre anëtarë e gjykatës së OKB, e kryesuar nga Gjyqtari Zhan-Klod Antoneti, vendosi gjithashtu se seancat do të rifillojnë sapo të vendoseshin në vend kushtet e duhura.

Vendimi erdhi në përgjigje të një mocioni nga prokurorët e OKB më 15 janar, që kërkonte shtyrjen e menjëherëshme të procedimeve në çështjen e Sheshelj.

Ka "prova të qarta e bindëse se ecja përpara do të komprometojë integritetin dhe rregullsinë e procedimeve," i tha gjykatës Prokurori Daryl Mundis.

Sheshelj, 54 vjeç, u dorëzua nbë gjykatën e Hagës në shkurt 2003, rreth dhjetë ditë pasi prokurorët e paditën atë për krime lufte të kryera në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnje dhe Herzegovinë nga 1991 deri më 1993.

Në 21 janar, gjyqtarët e ICTY pranuan kërkesën e prokurorisë për akuza shtesë kundër Sheshelj, për shpërfillje të gjykatës lidhur me nxjerrjen e identiteteve të tre dëshmitarëve të mbrojtur në një libër që ai shkroi.

Gjyqi i udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe filloi më 2006, për t'u pezulluar pothuajse menjëherë pasi ai nisi një grevë urie. Procedimet gjyqësore përfundimisht filluan në nëntor 2007, pasi Sheshelj mori lejen për të mbrojtur vetveten.

Gjatë 15 mujave të kaluar, prokurorët kanë ngritur të tjera ankesa lidhur me frikësimin e dëshmitarëve.

Deri tani, 71 dëshmitarë të akuzës kanë dëshmuar në gjykatë. Prokurorisë i kanë mbetur vetëm shtatë orë dëshmi, njoftoi AP.

Duke lexuar vetëm pjesë të vendimit të Dhomës Gjyqësore të mërkurën, Antoneti, që ishte kundër pezullimit të gjyqi, tha se edhe një dëshmitar tjetër i akuzës do të dëshmojë javën tjetër përpara shtyrjes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai e këshilloi gjithashtu Sheshelj që të apelojë vendimin e dhomës, duke pretenduar se vendimi shkeli të drejtën e tij për një gjyq të shpejtë.

Vendimi i së mërkurës, megjithatë, shënoi se garantimi i një gjyqi të rregullt është shumë më i rëndësishëm për të dy palët sesa nevoja për një gjyq të shpejtë.

Duke pretenduar se prokurorët kanë dështuar të provojnë çështjen e tyre kundër tij deri tani, Sheshelj i akuzoi ata për "pengimin" e përfundimit të gjyqit të tij në një mënyrë "të natyrshme dhe të ndershme".

Ai mund të marrë një dënim me burg të përjetshëm nëse shpallet fajtor për krimet e luftës me të cilat përballet, si dhe deri në shtatë vjet burg dhe/ose një gjobë deri në 100,000 euro nëse gjyqtarët e shpalling fajtor për shpërfillje të gjykatës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment