09/02/2009
Tregu kroat i pronës së patundëshme hapet për shtetasit e BE në një përpjekje për të përmbushur një tjetër kërkesë të SAA dhe një nxitje e mundshme ndaj ekonomisë kombëtare.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 09/02/09
![]() Tregu kroat i pronës së patundshme i sapo-liberalizuar do të tërheqë më tepër të huaj, veçanërisht blerës të BE. [Getty Images] |
Duke filluar nga ky muaj, shtetasit e BE kanë po aq mundësi sa shtetasit kroatë për të blerë pronë të patundshme në Kroaci. Në të kaluarën, shtetasit e BE duhet të përballeshin me procedura të gjata burokratike dhe të mbushnin kërkesa të shumta ligjore, të tilla si marrja e lejës nga ministritë e jashtme e të drejtësisë për të blerë pronë, gjë që donte me vite.
Me kalimin e Ligjit mbi Pronën, që hyri në zbatim këtë muaj, Kroacia përmbushi një kërkesë të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Shoqërimit që u jep shtetasve të BE të drejta të barabarta për të blerë pronë në Kroaci.
Ligji i ri, megjithatë përjashton tokën bujqësore dhe pronën e mbrojtur kulturore e kombëtare. Shtetasit jo të BE u duhet ende miratimi nga ministritë e jashtme e të drejtësisë me qëllim që të blejnë pronë të paluajtshme.
Pavarësisht nga çmimet e larta të pronës gjatë disa viteve të fundit dhe fillimit të krizës globale ekonomike, vëzhguesit presin që shitjet e gjallëruara ndaj të huajve të vazhdojnë. Të huajt e gjejnë Kroacinë tërheqëse si për destinacion turistik, ashtu dhe për qëndrim për kohë të gjatë.
Në të kaluarën, një i huaj që blinte një godinë private duhej të merrte një lejë nga ministritë e përmenduar më sipër. Së paku 98% e aplikantëve do të merrnin një leje, por procesi ishte shumë i ngadaltë, ndonjëherë duke marrë deri në dy vjet.
Një tjetër problem ishte krijimi i një titulli të qartë për tokën, pasi qeveria përtëriu Rregjistrin e Tokës vetëm pak vite më parë. Ai tani është në dispozicion në internet.
Sipas Dhomës Kroate të Tregtisë, më tepër se 3,500 shtetas të huaj morrën një leje për të blerë pronë gjatë dekadës së fundit. Gjermanët janë në krye (2,000 leje), pasuar nga austriakët (700), hungarezët (120) dhe numri në rritje të rusëve dhe britanikëve. Blerësit e huaj dynden në bregdet, duke preferuar Dalmacinë dhe ishujt e saj si dhe gadishullin e Istrias.
Ndonëse shifrat zyrtare janë larg të qënit të sakta, rreth 70,000 shtetas të huaj thuhet se zotërojnë tashmë pronë në Kroaci, ose duke e blerë atë nëpërmjet një ndërmarrje të huaj ose duke rregulluar një qira të përjetëshme që nuk kërkon një leje të posaçme.
Marusa Vizek e Institutit Ekonomik të Zagrebit tha për revistës financiare Banka se ministria e jashtme merr deri në 1,500 kërkesa për leje në vit, duke shtuar se çmimi për metër katror nuk do të rritet pas liberalizimit, pasi interesi i shtetasve të huaj në pronën kroate e ka tashmë "çmimin" në treg.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes