Rumania kërkon një ministrin të ri të brendshëm midis sistemit ligjor të dobësuar

04/02/2009

Një dorëheqje e dytë në më pak se një muaj sugjeron ndarjet e thelluara brenda koalicionit qeverisës

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 04/02/09

photo

Zëvendës/Kryeministri Dan Nika mori përsipër ministrinë pas dorëheqjes së Dragneas. [Gabriel Petresku]

Ministri i ri i brendshëm i Rumanisë, Liviu Dragnea dha dorëheqjen të hënën (2 shkurt) pasi e mbajti postin për vetëm 12 ditë. Ai kishte zëvendësuar Gabriel Oprean i cili dha dorëheqjen pas 21 ditësh në post.

Në një konferencë shtypi të thirrur me të shpejtë, Dragnea tha se ai dëshironte të shmangte "tensionet brenda koalicionit." Ai përmendi gjithashtu një mungesë fondesh, duke thënë se kjo do ta pengonte atë nga arritja e objektivave të guximshme që ai kishte vënë kur mori përsipër ministrinë.

"Ndoshta unë do të kthehem në qoftë se realiteti politik ndryshon," shtoi ai.

Sipas njoftimeve të medias, Dragnea e mori vendimin e tij pasi tre propozimet që ai bëri u kundërshtuan si nga Partia e tij Social Demokratike (PSD), ashtu edhe nga partneri i saj i koalicionit, Liberal Demokratët. Propozimet ishin për sekretarin e shtetit, zëvendës/ministrin e parë dhe kreun e Drejtorisë së Përgjithëshme të Informacionit dhe Mbrojtjes së Brendëshme (DGIPI).

"Kur unë pranova mandatin e ministrit, caktova objektiva shumë të qartë... dhe nuk do të pranoj zvarritjen në ato që premtova," tha ai për gazetarët.

DGIPI ishte gjithashtu në rrënjët e skandalit që shpuri në dorëheqjen e Opreas në mes të janarit. Ish-ministri kishte propozuar një figurë të diskutueshme, Virgjil Ardeleanun, për të udhëhequr shërbimin e fshehtë që të dy partitë në koalicion do të donin ta kontrollonin.

Dragnea paraqiti propozimet e tij për postet një javë më parë, por Kryeministri Emil Bok refuzoi t'i firmosë ato dhe Presidenti Traian Bashesku gjithashtu thuhet se shprehu kundërshtim. Të propozuarit, nga sa kuptohet, përfaqësonin grupe të ndryshme interesash brenda PSD, një fakt që irritoi Liberal Demokratët. I pamundur të kënaqte të dy palët, Dragnea pati pak shanse përveç se të jepte dorëheqjen.

Partnerët e koalicionit nuk merren vesh gjithashtu lidhur me emërimet e tjera të nivelit të lartë të qeverisë, si dhe ndaj një rasti korrupsioni ngritur ndaj ish-Kryeministrit Adrian Nastase.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

PSD u mblodh të martën mbrëma dhe vendosi të caktojë Dan Nika, zëvendës/kryetarin e partisë, për të mbushur vendin bosh të ministri të brendshëm. Nika pati shërbyer si ministër i brendshëm i përkohshëm pas dorëheqjes së Opreas.

Dragnea, ndërkohë, do të kthehet në Këshillin e Qarkut Teleorman, të cilin do ta kryesojë për një mandat të tretë.

Trazira në ministrinë e brendëshme vjen midis një debati të ashpër publik lidhur me sistemin ligjor, ndezur nga një vrasje e dyfishtë gjatë një plaçkitjeje në Brashov. I dyshuari kryesor, një shtetas moldav, mori një lirim nga burgu për një operacion të vogël në sy dhe nuk u kthye kurrë të përfundojë dënimin e vet.

Së paku 100 të dënuar të tjerë të rrezikshëm mendohet të jenë në kërkim, falë një sistemi gjyqësor të butë. Rasti i Brashovit i ka dhënë një goditje të rëndë reputacionit të sistemit, përpara një raporti paraprak të Komisionit Europian mbi gjyqësorin, i caktuar për botim më pas këtë muaj.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di