Fillon Forca e Sigurisë e Kosovës, kritika nga Serbia

22/01/2009

Zyrtarët serbë kanë denoncuar nisjen e Forcës së re të Sigurisë së Kosovës, të mbështetur nga NATO si "totalisht të papranueshme". Forca pritet të shkojë në 2,500 vetë në pak vitet e ardhëshme.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë -- 22/01/09

photo

Komandanti i KSF, gjeneral Sulejman Selimi i flet forcës të mërkurën (21 janar). [AFP]

Pas pothuajse nëntë vjet shërbimi, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) përfundoi misionin e saj në mesnatën e së mërkurës (21 janar). TMK i dha rrugë menjëherë Forcës së re të Sigurisë së Kosovës (KSF) e cila do të marrë nga NATO trainim dhe municione.

Zyrtarët në Serbi thonë se forca e re përbën "një grup paraushtarak të paligjshëm" krijimi i të cilit ishte "totalisht i papranueshëm".

"[KSF] është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtar, paqen dhe stabilitetin në krejt rajonin," i tha B92 ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç. "Serbia do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike për ta zhbërë këtë vendim."

Ai tha se presidenti serb Boris Tadiç do të protestojë tek sekretari i përgjthshëm i OKB Ban Ki-mun dhe shefi i NATO-s Jaap de Hoop Shefer.

Një fushatë mbarëkombëtare rekrutimi për të mbledhur 300 anëtarë të tjerë të KSF filloi të mërkurën dhe do të zgjasë deri në 14 shkurt. Sipas misionit të vet, KFOR do të japë mbështetje të plotë në këtë proces.

"Të mërkurën, do të hapet konkurimi për në KFS për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës. KSF do të ketë përqëndrime në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjilan [dhe] në Skënderaj e Llukar," njoftoi KFOR.

Sipas KFOR të sponsorizuar nga NATO, KSF do të përfshijë një numër thelbësor nga ish pjesëtarët e TMK. Megjithatë, nga 1,000 vetë deri tani, vetëm 200 deri 300 anëtarë janë nga TMK.

KSF do të jetë një forcë shumëetnike që përfaqëson gjithë shtetasit e Kosovës si dhe një forcë me mbështeje të plotë ndërkombëtare që do të përkujdeset për kushtetutën e Kosovës dhe standardet e NATO-s, tha të mërkurën kryeministri Hashim Thaçi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Togeri i NATO-s Henrik Kristenson tha se KSF pritet të ketë rreth 1,500 vetë deri në vjeshtë dhe përfundimisht të rritet në 2,500 anëtarë në detyrë aktive, me rreth 800 rezervistë, në dy deri pesë vjet.

KSF do të përfshijë si shumicën etnike shqiptare dhe pakicën serbe dhe do të jetë nën kontrollin e parlamentit.

Forca do të vendoset "në bashkëpunim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë", u tha rekrutëve të KSF gjeneral-komandanti Sulejman Selimi në një tubim në mesnatë. "Ne jemi në fillimin e një faze të re; kjo forcë është bërë një realitet."

TMK u krijua në 21 shtator 1999 nëpërmjet shpalljes së rregullores 1999/8 të UNMIK dhe hartimit të një "Parashtrimi parimesh" mbi rolin e lejuar të TMK në Kosovë. Ajo e tërhoqi anëtarësinë e saj fillestare nga rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. TMK kreu shërbime emergjence dhe humanitare dhe nuk kishte rol në mbrojtjen apo zbatimin e ligjit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment