Banorët e Kosovës gëzojnë ushqime të ndryshme tradicionale

16/01/2009

Kosova ka një sërë ushqimesh të shijshme tradicionale. Midis tyre, flija është më e shquara.

Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë – 16/01/09

photo

Një tryezë tradicionale Krishtlindje në Kosovë. [Laura Hasani]

Kuzhina e Kosovës është shumë në përputhje me klimën e saj kontinentale. Menyja e përditëshme e Kosovës, që vë në pah një varietet mishi e byrekësh, shkon mirë me dimrat e ftohtë dhe verat e nxehta. Me historinë e vet tronditëse të konflikteve dhe pushtimeve, Kosova ka zhvilluar një kuzhinë ku kanë kontribuar të gjithë: shqiptarët, turqit, serbët, kroatët dhe italianët.

Përpara se të vinë temperaturat nënzero të dimrit, banorët e Kosovës përgatisin pastërmanë e tyre, mish lope i tharë dhe shtien gjithashtu perime për turshi në fuçia, për t'u ngrënë në dimër. Kuzhina dimërore e Kosovës përfshin hajvarin në varietete të buta apo djegëse si dhe pinxhurin (bërë nga specat, domatet, patëllxhanet, hudhra, vaji dhe kripa), që vijnë nga një traditë e ndarë nga shumë vende të Ballkanit, të tilla si Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Herzegovina.

Hajvar bëhet nga speca të kuq. Gratë i skuqin specat së pari, pastaj i qërojnë lëkurët dhe i grinë. Ato i zjejnë specat e grira në vaj dhe pastaj i kripin ngadalë me orë të tëra. Kur përzjerja është gati, ato e ruajnë atë në vende të freskëta si qilarët apo bodrumet.

Kosova është e njohur për një varietet të pasur byrekësh. Më i njohuri dhe më i shquari nga të gjithë është flija, që bëhet gjatë gjithë vitit por që është një i prefereuar i verës.

Flija

Flija piqet mbi një zjarr të hapur të ngadalshëm druri. Përzjehet mielli i bardhë me ujin e kripën duke e lënë përzjerjen pak a shumë të zgavërt. Lyhet një tepsi pjekëse me gjalpë apo vaj. Shtrohet shtresa e parë e përzjerjes së miellit, ujit e kripës në tepsi. Vihet mbi të një kapak metalik i quajtur saç, i nxehur më parë në zjarr për të pjekur petën e parë. Hiqet saçi, shtohet një petë e dytë dhe lyhet me gjalpë apo vaj dhe një prodhim i posaçëm i quajtur maza. Vihet prapë saçi përmbi tepsinë për të pjekur petën e dytë. Vazhdohet kështu deri sa mbushet tepsia. Atëhere, vihet saçi për të pjekur të tërën. Rregullohen copat e flisë në një rreth për të imituar rrezet e diellit. Fshatarët ja veshin këtë praktikë një tradite të lashtë pagane të kultit të diellit.

Byreku i Krishtlindjeve

Byreku i Krishtlindjeve është një pjesë e detyrueshme e çdo darke të Krishtlindjeve.

Përzjehet mielli me ujin e kripën. Ngjishet përzjerja deri sa të bëhet e fortë. Nga brumi bëhen toptha të vegjël. Piqen ato një nga një.

Lyhet tepsia me vaj apo gjalpë.

Pastrohet një kungull dhe zjehet në ujë e përbrëndëshmja e tij. Shtohet vaj, sheqer dhe pak kripë.

Vihen topthat e brumit në një tepsi një nga një dhe lyhen me përmbajtjen e kungullit të zjerë. Kur mbushet tepsia, vihet ajo të piqet.

Byreku i Krishtlindjeve ka qenë një pjatë kryesore në të kaluarën. Tani, ajo është më së shumti një ushqim simbolik.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Proja

Një pjatë popullore në Kosovë është proja, një lloj buke misri.

Përbërësit (për 4-5 vetë):

  • 2 gota miell misri
  • 1 gotë miell i bardhë
  • 2 vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë kos
  • Një dorë djathë
  • NJë gotë vaj
  • Një copë maja

Kombinohen mielli i misrit, mielli i bardhë, vezët, qumështi, kosi, djathi, vaji dhe majaja. Përzjehen mirë dhe vihen në një tepsi të lyer më parë me vaj apo gjalpë. Piqet deri sa të shndrrohet në të kuqe të lehtë; shërbehet me kos apo djathë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di