Forca e Sigurisë e Kosovës do të fillojë të punojë brenda ditësh

15/01/2009

Një forcë e re sigurie shumë-etnike, e trainuar nga NATO do të filllojë punën në Kosovë në 21 janar, një ditë pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, tha NATO të mërkurën.

(Reuters, AFP, AP - 14/01/09; New Kosova Report - 20/12/08)

photo

Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërbëhen të martën (20 janar). [Laura Hasani]

Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) do të pushojnë së ekzistuari javën tjetër, zëvendësuar nga një forcë sigurie trainuar nga NATO, tha Aleanca të mërkurën (14 janar). "Në 20 janar, TMK do të shpërbëhet dhe në 21 janar do të jetë ngritur Forca e Sigurisë e Kosovës (KFS)," tha në Bruksel zëdhënësi i NATO-s Xhejms Apathurai.

Plani u shfaq në propozimin tërësor të ish të dërguarit të posaçëm të OKB Marti Ahtisaari për një zgjidhje të çështjes së statusit të Kosovës, të cilin krerët shqiptarë të Kosovës u zotuan ta zbatojnë kur shpallën pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008.

TMK është një organizatë civile e ngarkuar me dhënien e reagimit të urgjencave dhe shërbimeve të ndihmës humanitare si dhe për lehtësimin e rimëkëmbjes post-konfliktuale të Kosovës. Ajo zyrtarisht erdhi në ekzistencë në janar 2000 si një pasuese e Ushtrisë së shpërbërë të Çlirimit të Kosovës (UÇK) që luftoi forcat serbe gjatë konfliktit 1998-1999. Ahtisaari në propozimin e tij tha se ajo i kishte kryer objektivat e saj por ja la NATO-s të vendoste mbi kohën e shpërbërjes së saj.

Përgatitjet për shpërbërrjen e TMK dhe ngritjen e KFS nisën disa muaj më parë, me autoritetet e Kosovës dhe Aleancën që bashkërenduan procesin e tranzicionit.

KFS do të jetë një forcë profesionale e armatosur lehtë që operon nën kontrollin civil dhe mbikqyrjen e KFOR. Fillimisht ajo nuk do të ketë tanke, artileri të rëndë apo avionë. Forca do të përfshijë deri në 2,500 anëtarë aktivë dhe 800 rezervistë dhe do të jetë fillimisht kryesisht përgjegjëse për menazhimin e krizave, mbrojtjen civile dhe spastrimin e minave.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

NATO ka theksuar në mënyrë të përsëritur se KFS nuk do të jetë një ushtri e plotë. Sipas planit të Ahtisaarit, ajo "do të modelohet e përgatitet të përmbushë funksione të tjera të sigurisë, jo të përshtatëshme për policinë apo organizata të tjera të zbatimit të ligjit".

Apathurai tha të mërkurën se 15,000 forcat e KFOR do të përmbushnin të gjitha standardet e kërkuara ligjore e të tjera. Ai vuri në dukje gjithashtu se ndërsa KFS do të nisë javën tjetër, ajo kishte pak gjasa të bëhej plotësisht operacionale "përpara mesit të vitit".

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s vendosën qershorin e kaluar të zgjerojnë misionin e KFOR për të përfshirë trainimin e forcës së re të Kosovës. Muajin e fundit, kryeministri Hashim Thaçi emëroi kreun e TMK, gjeneral-lejtnant Sulejman Selimi, si kreun e parë të KFS.

Forca "do të kryesohet nga autoritetet e Kosovës por me një rol nga KFOR gjithashtu", tha të mërkurën Apathurai. Shumë vende të NATO-s kanë bërë ndërkaq dhurime për KFS dhe të tjerë janë zotuar për fonde dhe burime.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment