Maqedonia u kthehet traditave të kuzhinës

12/01/2009

Fasulet e Tetovës e orizi i pjekur përshtjellë në fletë lakre janë midis specialiteteve në një vend të njohur për menynë e vet vegjeteriane.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 12/01/09

photo

Shumë maqedonas po kthehen në ushqimin tradicional të festave. [Tomislav Georgiev]

Sezoni i festave këtë vit konfirmoi një prirje të re në Maqedoni: njerëzit po u kthehen rrënjve të tyre kulinare. Ushqimet tradicionale të sezonit të dimrit po shihen si një rilindje dhe eksperimentimi i viteve të fundit ka rënë.

Për një kohë, u duk sikur maqedonasit po shkonin drejt një menyje më "moderne" të Krishtlindjeve, me një erë më globale. Ushqimi kinez, meksikan apo italian nisi të zinte vend në tryeza së bashku me recetat shtëpiake. Këto receta tradicionale megjithatë po kthehen tani me bujë.

Një veçori e shquar e gatimit maqedonas të festave është bollëku i pjatave vegjetaraine. Tradicionalisht, darka e ngrënë në pragun e Krishtlindjeve duhet të jetë pa mish. Kjo darkë shënon ditën e fundit të 40 ditëve të kreshmeve të shfaqjes së birit të perëndisë në tokë, gjatë së cilave besimtarët duhet të heqin dorë nga mishi.

Tavçe-gravçe, apo fasulet e pjekura e të kripura të Tetovës, janë një ushqim i preferuar. Fasulet shërbehen si pjata kryesore dhe mund të gatuhen në shumë mënyra.

Një tjetër prodhim i të gatuarit vegjeterian është lakra turshi. Ajo mund të zjehet dhe shërbehet me oriz; ndryshe: orizi i skuqur pështillet në fletë lakre për të krijuar një pjatë të njohur si sarma. Një sallatë tradicionale është e lehtë të përgatitet: vetëm pri lakrën, hidh në to ca speca të kuq të tharë dhe shto vaj e kripë.

Maqedonasit e bëjnë lakrën turshi në vjeshtë duke e kripur dhe duke e lënë në fuçi të mëdha me ujë. Një pije e preferuar është juva. Ajo përbëhet nga uji i kripur i fuçisë, i cili mund të marrë një nuancë të kuqërremtë po t'i shtohet lakrës panxhar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Peshku i kripur është një tjetër i preferuar i dimrit. Në fshatrat me lumë, ai zakonisht përgatitet nga gratë që përdorin fuçi druri. Receta është e thjeshtë: shtro një shtresë peshk pastaj një shtresë kripë një pas një deri sa të mbushet fuçia.

Kompostot dhe ruajtja e frutave e perimeve janë një tjetër traditë e dimrit. Familjet mblidhen për të përgatitur prodhime të ndryshme, duke përfshirë shumë lloj specash. Ato bëjnë komposto me dardhë, qershi të tharta, dhe kajsi si edhe fruta të ruajtur apo të zjera duke përdorur qershitë, fiqtë, kumbullat, kajsitë, dardhat, lulështrydhet dhe manaferrat.

Maqedonasit bëjnë vargje me speca, qepë, hudhra dhe misër dhe i lënë ato të thahen. Në zonat rurale, një kalimtar mund të shohë vargje fletësh duhani të varura në veranda.

Krishtlindjet sjellin kthimin te mishi i kuq. Menuja është e bollshme me mish derri, pula apo mish viçi, sarma me mish viçi apo mish derri të grirë, byrekë të ndryshëm me mish apo vegjetarianë dhe fruta.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment