12/01/2009
Zooparku i Sarajevës është një tërheqje e shkëlqyer turistike: një vend për të pushuar e shlodhur apo për t'u kënaqur midis specieve të ndryshme të kafshëve.
Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 12/01/09
![]() Zooparku po pret fondine qytetit për të financuar një hapësirë të re për majmunët. [Jusuf Ramadanoviç] |
Zooparku i Sarajevës i ngritur në 1951, përhapet në mbi 8.5 hektarë tokë. Përpara konfliktit ballkanik, ai mburrej me 150 specie kafshësh. Rrethimi i Sarajevës nga 1992 në 1994 e rrënoi parkun zoologjik. Kafshët ngordhën nga uria apo ranë viktima të zjarrit të artilerisë apo snajperëve. Kafsha e fundit, një ari, ngordhi në 1992.
Në 1999, kafshët e para të reja arritën në zoopark ndërsa drejtuesit e tij nisën rinovimet dhe zgjerimin në një orvatje për të tërhequr vizitorë. Tani, zooparku strehon 38 specie kafshësh, duke përfshirë majmunë, pitonë, lama, strucë, gjarpërinj (mbi të gjithë, një boa mbytëse), kaproj dhe drerë, buaj të egër, shpendë uji të ndryshëm dhe specie të tjera shpendësh dhe një ari të zi të çmuar.
Zooparku bleu një terrarium (hapësirë e mbyllur ku mbahen bimë e kafshë të ndryshme) të ri, që është shtëpia e një krokodili dhe e disa breshkave. Ai po përgatit tani 1,000 metra katrore për të vendosur puma, luanë dhe surikatë, vendet normale të jetesës së të cilëve janë savanat dhe gëmushat e Afrikës. Ai shpreson gjithashtu se qyteti do të financojë një hapësirë të re për majmunët e tij.
"Po bëhet një përpjekje për të sjellë kushte jetese të posaçme si të Afrikës për këto specie," tha veterineri i zooparkut Vedat Skapur.
"Zooparku i Sarajevës po punon vazhdimisht mbi ripërtëritjen e kushteve jetësore për të gjitha kafshët me qëllim që të përmbushë standardet e Shoqatës Evropiane të Zooparqeve e Akuariumeve (EAZA)," tha Skapur. "Kjo do të nxisë bashkëpunimin në ruajtjen e mëtejshme rajonale të jetës së egër dhe edukimit, veçanërisht në fushën e mjedisit."
Kohët e fundit, zooparku rivendosi bashkëpunimin me parkun shumë më të madh të Beogradit. Ai po pret tani të marrë një dhuratë kafshësh nga Beogradi. Përpara viteve 1990, shumë nga kafshët në Sarajevë erdhën hga zooparku serb. Si pjesë e këtij bashkëpunimi rajonal, zoopraku i Sarajevës i dhuroi katër specie zooparkut të Banja Lukës, një lama, një dem skocez, një dre me pulla dhe dhi pigme.
Zooparku është më i madhi dhe më mirë i vendosuri në BiH. Ai tërheq 350,000 vizitorë çdo vit. "Është vërtet bukur këtu. Fëmijët mund të vizitojnë dhe mësojnë rreth kafshëve. Më interesantja për mua, qenë breshkat dhe gjarpërinjtë në terrarium. Djali im pëlqeu majmunët dhe ariun e zi," thotë Emina, nëna e një dy-vjeçari.
Përveç seksionit të kafshëve, zooparku ofron hapësirë për shlodhje: shtretër lulesh, terren për shëtitje, basene shpendësh dhe një shesh lojrash që përfshin trena e makina me korent, lisharse dhe karuselë.
Fëmijët përbëjnë shumicën e vizitotëve të zooparkut, një nxitje për të shpresuar se ai do të rifitojë statusin e vet si një destinacion i preferuar fundjave për fëmijët e po ashtu për të rriturit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes