Kroacia feston me kuzhinën e festës

09/01/2009

Kuzhina festive kroate është plot me një varietet pjatash dhe librat e kuzhinës me recetat tradicionale rajonale janë një dhuratë e çmuar e festës.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 09/01/09

photo

Orahnjaca është një kek tradicional me arra. [Dosje]

Kroatëve u pëlqen të hanë, veëanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Tryezat e tyre janë plot me specialitete që zorr t'u rezistosh dot.

Përgatitja e disa pjatave kombëtare ndryshon nga rajoni në rajon. Në Kroacinë veriore, gjeli i detit me përshesh dhe një byrek me djathë i quajtur strukli janë të preferuara gjatë festave, ndërsa në jugë, proshuta (mish i tymosur) dhe djathi i shtëpisë apo petullat e ëmbla të quajtura fritule janë gëzimet e festës. Vera është në menynë e festës anembanë Kroacisë.

Gjatë sezonit të Krishtlindjeve, kuzhina kroate priret të jetë e pasur në receta tradicionale që janë në pajtim me traditat dhe besimet fetare. Pragu i krishtlindjeve megjithatë, është një ditë agjërimi.

Dalmatët tradicionalisht përgatisin një merluc të thatë, të zjerë, bashkë me bukën e bërë vetë. Në veri familjet kënaqen me bukën e thejshtë me fasule dhe qepë të skuqura. Ushqimi pasqyron rëndësinë fetare të festës.

Dreka e Krishtlindjeve në veri të Kroacisë përbëhet nga tre pjata: e para është ushqim i ftohtë me riska mishi të tymosur dhe djathi shtëpie, shërbyer me sallata e erëza të ndryshme. Pason një supë e freskët makaronash dhe pastaj mish derri i pjekur apo gjel deti apo patë, shërbyer me strukli tradicionale apo patate. Në fund të drekës, familja kënaqet me orahnjaca, një kek i plotë me arra apo kuglof-in kroat, një pastë e rrumbullakët çokollate.

Në Krishtlindje, në Dalmaci, rajoni bregdetar i Kroacisë, pastiçada është pjata e ditës: një poçe dalmate e mishit me erëza kombinuar me kumbulla e uthull. Patatet apo përsheshi shërbehen bashkë me të. Shpesh, sarma: fletë lakre të mbushura me mish të grirë me erëza, është pjata kryesore, pasuar nga byreçka të vogla mbuluar me sheqer pluhur, fritule, apo fiq të tharë.

Këtu është receta për orahnjaca, kekun tradicional me arra:

Brumë: (masa të përafërta, të mjaftueshme për dy kekë të mëdhenj, do të mbulojnë një fletë të madhe pjekjeje)

Artikuj që kanë lidhje

Loading
  • 0.5 kg miell
  • 200 g margarinë të shkrirë
  • 200 g sheqer
  • 2 vezë dhe një të verdhë veje
  • Pak kripë
  • 1 paketë majaje
  • Cipa të grira limoni (një limon)
  • 0.25 litra qumësht

Si bëhet: Përzjehet majaja me 0.15 litra qumështi të ngrohtë dhe një lugë sheqer dhe lihet majaja të vijë. Bëhet brumi me pjesën tjetër të përbërësve. Mbulohet ai dhe lihet të fryhet për rreth gjysmë ore. Pastaj ndahet brumi në dy pjesë.

Mbushja:

  • 500-600 g arra të qëruara
  • 350 g sheqer
  • 0.1 litër qumësht
  • Lëkura të grira të një gjysmë limoni dhe lëngu nga një limon
  • 50 g margarinë
  • 4 lugë marmalatë pjeshke

Si bëhet: I jepet një valë qumështit e sheqerit, shtohen arrat dhe zjehen për 0.5 deri 1 minutë duke u përzjerë. Hiqet zjarri dhe shtohen përbërësit e tjerë.

Përgatitja: Hapet brumi sipas përmasave të fletës pjekëse, përhapet margarinë e shkrirë dhe hidhet gjysma e mbushjes. Përsëritet me më shumë brumë. Mbulohet dhe lihet të vijë. Nxehet më parë furra në 130 gradë C. Fillohet të piqet me 130-150 gradë C dhe pastaj vazhdohet me 170-180 deri sa të bëhet. Pjekja do rreth 35 minuta. Keku i pjekur pudroset me një përzjerje sheqer të ngrirë vaniljeje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment