08/01/2009
Zbulimi i një posti tregtie iliriane hedh dritë mbi popujt e vjetër të gadishullit të Ballkanit.
(Burime të ndryshme)
![]() Arkeologët gjetën shumë objekte, duke përfshirë më tepër se 30 anije iliriane mbushur plot me amfora romake. [Universiteti i Mostarit] |
Pas disa javësh gërmimi intensiv një ekip arkeologjik nga Universiteti i Oslos raportoi një gjetje muajin e fundit që mund të ndryshojë historinë e shkruar të ilirianëve për një periudhë të ekzistencës së tyre.
Një post ilirian tregtie në zonën kufitare midis Kroacisë dhe Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) hedh dritë mbi një aspekt të panjohur të jetës së këtyre njerëzve të lashtë të gadishullit të Ballkanit.
Udhëheqësja e ekipit arkeologjik që zbuloi gjurmat e postit tregtar ishte profesoresha e asociuar Marina Prusak. "Zbulimi ynë është i rëndësishëm për kuptimin e identiteteve kulturore në Ballkan në kohrat e lashta," tha ajo.
Zbulimi, i pari i këtij lloji, përbëhet nga rrënojat e një vendi dhe mbetjet e një moli që mbase ka funksionuar si një post tregtar. Arkeologët gjetën shumë anije të mbytura të mbushura plot me enë mbajtëse apo amfora që datohen në shekullin e parë BC. Copët e shumta të poçerisë të gjetura tregojnë se ky ishte një post i madh tregtie.
Desilo, ku ekipi bëri gërmimet e tij, është 20 km nga bregu në një fushë aluvionale ndanë lumit Neretva. "Desilo është vendosur në pjesën më të brendëshme të një gjiri të qetë ku ishte natyrale të transferoheshin mallrat në anije më të vogla, kështu që vendi është perfekt për një port të brendshëm tregtar. Ne e dinim që po të gjejmë një port kjo do të përbënte një shembull të rralllë të një pike takuese në këtë peisazh të padepërtueshëm," i tha Prusak ScienceDaily.
Ilirianët qenë fise indo-evropiane që u dukën në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit rreth 1,000 BC, një periudhë që përputhet me fundin e epokës së bronxit dhe fillimin e asj të hekurit. Ata banuan shumicën e zonës deri në mijvjeçarin tjetër.
Në kulmin e saj, Iliria e lashtë përfshinte bregdetin adriatik dhe brendësinë malore të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë e tanishme, Slloveninë, Dalmacinë, Kroacinë, BiH, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, duke përfshirë në një pikë, rajonin e Mollosisë (Epirit) në Greqinë veriperëndimore.
Ilirianët ranë nën pushtimin romak gjatë shekullit të parë BC. Territoret ilire u bënë më pas krahina të Perandorisë Romake dhe të Perandorisë Bizantine.
Zbulimi i ekipit norvegjez dhe interpretimi i tij vë në pah lidhjet e vjetra tregtare midis romakëve dhe ilirëve dhe tregon se ilirët nuk qenë vetëm luftëtarë e piratë siç i përshkruajnë disa historianë, por gjithashtu një popull që zhvillonte ekonominë e tregtinë e tij.
Me datimin e amforave, shkencëtarët gjetën prova se anijet qenë mbytur gjatë një periudhe kohore gati gjysmë-shekulli, duke vërtetuar se nuk qenë anije pirate të sulmuara nga romakët.
Arkeologu Adam Lindhagen, i specializuar në amforat romake dhe që mori pjesë në ekspeditë, thotë se kjo është gjetja më e rëndësishme deri tani nga epoka iliriane.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes