08/01/2009
Shumica e shkollave në Serbi janë ndërtuar midis dy luftrave botërore dhe nuk kanë parë përmirësime që atëhere. Qeveria po premton më shumë fonde për të trajtuar problemin.
Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 08/01/09
![]() Aktualisht, përqindja e buxhetit që Serbia i kushton arsimit është një nga më të ultat në Evropë. [Getty Images] |
Shkollat e rrënuara të Serbisë mund të marrin më së fundi një përtëritje në qoftë se autoritetet realizojnë planet për të hedhur më shumë para në sistemin arsimor. Ministri i arsimit Zharko Obradoviç thotë se ai do që të rritë investimin në arsim në 6% të GDP deri në fund të termit të tij, në 2012.
"Investimi në arsim do të thotë investim në të ardhmen. Vetëm në qoftë se ne rritim fondet e buxhetit për arsimin do të përshpejtojmë ne zhvillimin e Serbisë dhe do të krijojmë kushte më të mira jetese për të gjithë shtetasit," tha Obradoviç.
Të dhënat nga zyra e presidencës serbe tregojnë se shumica e 1,851 shkollave fillore e të mesme në vend janë ndërtuar midis dy luftrave botërore. Ato nuk kanë parë modernizim apo rinovim që atëhere. Një nga katër shkolla është mbi 60 vjet e vjetër dhe paisjet janë mesatarisht 42 vjet të vjetra. Nuk ka ngrohje në 25% të shkollave ndërsa vetëm 30% kanë një bibliotekë.
Më shumë se gjysma e të gjitha shkollave serbe nuk përmbushin normat ligjore për palestrat dhe paisjet e tyre, sipas ministrisë së rinisë e sporteve.
Aktualisht, përqindja e buxhetit që Serbia i kushton arsimit është nga më të ultat në Evropë. Buxheti i 2008 parashikonte për arsimin shpenzimin e 3.6% të GDP të përgjithëshme. Kjo sasi do të bjerë në 3% në 2009 pasi kriza ekonomike botërore detyroi shkurtime në të gjitha fushat e buxhetit. Në krahasim, Bosnje dhe Herzegovina investon 3.8% të GDP në arsim ndërsa Kroacia rreth 5%.
Por ka lajme të mira gjithashtu. Kushtet mësimore e të punës janë përmirësuar gradualisht. Deri nga mesi i 2009, të gjitha shkollat në vend do të kenë akses interneti sipas një kontrate të nënshkruar muajin e fundit nga ministria e arsimit dhe Telekom Srbija.
"Interneti shpejtësi-lartë do të rritë dhe përshpejtojë shkëmbimin e informacionit në arsim dhe do të ngrejë në një nivel më të lartë informacionin e shkrim-këndimit," tha Obradoviç pas nënshkrimit.
Statistikat tregojnë se 41% e familjeve serbe ka një kompjuter dhe 33% kanë akses interneti. Rreth 52% e popullsisë përdorin një kompjuter, dy milion nga të cilët hyjnë në internet në bazë të rregullt.
Obradoviç nënshkroi gjithashtu një marrëveshje në fund të muajit të shkuar me ambasadorin francez në Beograd Zhan-Fransua Terral mbi dhënien e klasave të gjuhës frënge në shkollat serbe. Frëngjishtja si gjuhë e parë e huaj mësohet aktualisht në 50 shkolla fillore dhe si gjuhë e huaj e dytë në 600 shkolla.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes