06/01/2009
Ndonse rajoni verilindor i Rumanisë, Moldavia është njohur si pëjesa më e varfër e vendit, ajo është gjithashtu e famshme për mikrpitjen dhe ngrohtësinë, veçanërisht gjatë festave të dimrit.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht - 09/01/06
![]() Mishi i derrit është baza për shumë pjata lokale. [Gabriel Petresku] |
Mikpritja është legjendare në rajonin e Moldavisë së Rumanisë, ndodhur në verilindje të vendit. Thuhet zakonisht se kushdo që kalon një prag atje është e sigurtë se do të pritet me një mikpritje të ngrohtë. Nuk është çudi që poeti më i madh rumun Mihai Eminesku dhe tregimtari i shquar Ion Kreanga vijnë nga ky rajon i cili është plot me tradita dimërore e kuzhinë.
Festat nisin me therjen tradicionale të derrit, një çështje debati në rritje që nga hyrja e Rumanisë në BE. Banorët ruralë therin një derr në ditën e Ignatit, 20 dhjetor. Sipas folklorit, një derr duhet të vdesë atë ditë, përndryshe ai do të ëndërrojë vdekjen e tij atë natë, duke i dhënë fund procesit të dhjamëzimit. Një derr i majmë dëshmon mirëqënien dhe punën e madhe të rritësit të tij.
Mishi i derrit është baza në shumë pjata në Moldavi. Borshi i athët dhe organet e pjekura të derrit pjekur në një sobë, këto të fundit zakonisht të shoqëruara më pas nga vera e kuqe dhe djathi i deles i bërë vetë, bëhen tochitura moldoveneasca. Moldavianët bëjnë gjithashtu sarmale, një përzjerje mish derri, oriz dhe zarzavate të ndryshme mbështjellë të gjitha ose në lakër ose në fletë rrushi dhe pastaj të zjera në borshin e tharët. Kjo pjatë është një domosdoshmëri për çdo ngjarje të posaçme të familjes. Çfardo ushqimi të ketë në tryezë, polenta e misrit, mamaliguta, dhe specat djegës janë të zakonshme.
Caltabosi është një sallam i trashë, normalisht zorrë derri të mbushur me mish derri, oriz dhe qepë. Moldavianët kombinojnë gjithashtu mishin e pulës e të derrit për të bërë racituri, një pjatë xhelatinoze me një erë të fortë hudhre.
Poale-n brau dhe turta cu julfa janë ëmbëlsira tipike moldaviane. E para është një byrek lokal me djathë pjekur në furrë, ndërsa e dyta përmban peta të holla të pjekura në sobë dhe të spërkatura me mjaltë e arra. Petët vihen së bashku për të formuar një kek të madh.
Cozonac, një kek sfungjeroz i zbukuruar me rrush të thatë dhe arra është ëmbëlsira më e zakonshme në Krishtlindje dhe Pashkët.
Moldavianët gëzojnë zakonet e tyre dimrore, shumë nga të cilat janë nga e kaluara e largët. Në pragun e Vitit të Ri, grupe burrash e fëmijësh shkojnë nga shtëpia në shtëpi për t'u uruar banorëve një vit të mbarë në një procesion tradicional të quajtur plugusorul (plugu i vogël). Uruesit këndojnë, fishkëllejnë dhe u bien pipzave de zileve të vogla.
Ditën tjetër, ata kthehen të hedhin kokrra gruri që simbolizon pjellorinë, shëndetin e pastërtinë. Tipik për rajonin është një tjetër zakon në të cilin dikush vesh një lëkurë të vërtetë apo maskë ariu dhe kërcen me muzikën e një pipze.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes