06/01/2009
Kalendari julian i kishës ortodokse i lejon anëtarët të festojnë jo një por dy herë Vitin e Ri.
Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 09/01/06
![]() Serbët ortodoksë djegin degë lisi në pragun e Krishtlindjeve përpara kishës së Shën Savës në Beograd. [Getty Images] |
Kisha ortodokse serbe shkon ende sipas kalendarit julian, i cili i jep serbëve shansin ta festojnë Vitin e Ri dy herë: një herë me pjesën tjetër të botës në 31 dhjetor dhe përsëri në 13 janar.
Megjithatë, kalendaret e ndryshëm përbëjnë një farë problemi për kishën: dhe tamam, në një kohë kur besimtari duhet të agjërojë përpara Krishtlindjeve ortodokse të mërkurën (7 janar), shumë nga ta kremtojnë në vend të kësaj Vitin e Ri, sipas kalendarit sekular gregorian.
Në epokën komuniste Serbia, përpara futjes së sistemit shumëpartiak, respektimi i festave fetare mund të përbënte mospajtim politik. Nën regjimin e Millosheviçit në vitet 1990, partitë e opozitës shpesh i kthyen kremtimet publike të të ashtuquqajturit Viti i Ri serb në tubime kundër presidentit të atëhershëm serb e jugosllav.
Tani, megjithatë, festimet e ditës së Vitit të Ri janë një tërheqje e madhe për turizmin serb sepse njerëzit nga ish republikat jugosllave dynden në Serbi, veçanërisht në Beograd, me dhjetra mijra për të gëzuar festimet.
Krishtlindjet janë festë e pasur në zakonet serbe. Serbët e konsiderojnë atë një festë të kaluar me familjen. Në vend të përshëndetjeve të zakonshme, në Krishtlindje njerëzit e përshëndesin njeri tjetrin me "Krishti ka lindur" dhe "Vërtet ka lindur" si përgjigje.
Pragu i Krishlindjeve quhet Badnji Dan (dita e Badnja). Termi vjen nga emri i një perëndie të adhuruar nga serbët e lashtë politeistë, Badnja. Kur ata u kthyen në të krishterë, sipas përrallave popullore, serbët hodhën statujat e drunjta të Badnjës në zjarr.
Kjo është origjina e djegies së badnjak, një degë e thatë lisi, në pragun e Krishtlindjeve. Një skaj i degës lyhet me mjaltë që e lëpinë fëmijët.
Ky zakon përmban gjiothashtu një tjetër lloj simbolizmi: duke u ngrohur rreth degëve që digjen, anëtarët e familjes ngrohin veten me dashuri, ndershmëri dhe unitet. Përpara Krishtlindjeve ata mbulojnë dyshemetë e shtëpive të tyre me kashtë duke simbolizuar vendlindjen e Jesu Krishtit.
Familjet pjekin një bukë të posaçme të quajtur çesnica, për Krishtlindje, duke vënë një monedhë ari apo argjendi në brumë si një dhuratë për Krishtin. Çdo anëtar i familjes merr një copë nga buka.
Bestytnia thotë se viti do të jetë i frutshëm në qoftë se bie borë në ditën e Krishtlindjeve. Shiu apo një rënie e papritur e temperaturës është shenjë e keqe. Nisja e disa lloj projektesh pas drekës së Krishtlindjeve mundëson zell e sukse gjatë vitit që vjen.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes