Ndërpriten furnizimet me gaz rus për katër vende të Ballkanit

06/01/2009

Furnizimet me gazin natyror rus për Bullgarinë, Greqinë, Maqedoninë dhe Turqinë u ndërprenë plotësisht të martën herët gjatë një mosmarrëveshjeje në thellim midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila ka ndërprerë furnizimet me gaz gjithashtu ndaj vendeve të tjera evropiane.

(AFP, BBC, International Herald Tribune, The Sofia Echo, Dnevnik, Focus News Agency, Nine O'clock, Zaman - 06/01/09; Reuters, AP, DPA, Bloomberg, UPI, FT, The Times, VOA, Mediapool, Agerpres, B92 - 05/01/09)

photo

Nënkryetari i Gazprom Aleksandr Medvedev (i dyti nga e majta) takon ministren frënge të ekonomisë Kristinë Lagarde (e dyta nga e djathta) në Paris të hënën (5 janar). [Getty Images]

Bullgaria po ndeshet me një krizë gazi, tha të martën (6 janar) kryeministri Sergej Stanishev, vetëm orë pasi u ndërprenë të gjitha furnizimet me gaz për vendin ballkanik dhe tre fqinjë të tij. Bullgaria ra viktimë e mosmarrëveshjes së hidhur për çmimin midis Gazprom të Rusisë dhe Ukrainës, sipas kryeministrit, i cili mbajti një takim urgjent të kabinetit.

"Që nga 3.30 am, furnizimet... në Bullgari si dhe tranziti për në Turqi, Greqi e Maqedoni është pezulluar" në kufirin Ukrainë-Rumani, pohoi ministria bullgare e ekonomisë dhe energjisë.

Bullgaria mbështetet në Rusinë për pothuajse 100% të nevojave të saj të gazit natyror. Depoja e saj e vetme në Çiren mund të mbulojë vetëm një të tretën e nevojave të përditëshme të vendit.

Dimitar Gogov, kreu i Bulgargaz, u kërkoi konsumatorëve të mëdhej të kompanisë të ulin konsumin dhe të konsiderojnë kalimin menjëherë në burime alternative të energjisë.

Gazprom preu furnizimet për Ukrainën në 1 janar pas prishjes së negociatave mbi faturat e papaguara të gazit të Ukrainës dhe një kontratë furnizimi për 2009. Mosmarrëveshja vjen tre vjet pas një tjetër grindjeje dhe ndërprerjeje të furnizimeve të gazit fqinjës së Rusisë.

Romania ka parë një rënie në furnizim gjithashtu. "Importet e gazit rus janë reduktuar tani në 75%," i tha të martën Reuters, Ioan Rusu, kreu i operatorit të kontrollit shtetëror të tubacionit Transgaz, të Rumanisë.

Rezervat e përgjithëshme të gazit natyror të Rumanisë thuhet se janë 2.2 miliard metra kub. Bukureshti i siguroi familjet të hënën se reduktimi i importeve të gazit rus nuk do t'i prekë ato.

Turqia dhe Greqia kanë raportuar gjithashtu rënie në furnizimet e tyre me gaz natyror.

Përfaqësuesit e alarmuar të 27 vendeve të BE mbajtën një takim urgjent të hënën në Bruksel.

DPA tha se një numër në rritje vendesh të BE besojnë se "Rusia dhe Ukraina po diskreditojnë veten si burime të besueshme energjie." Vendet anëtare nga Evropa Qendrore e Lindore në veçanti theksuan nevojën e ngutëshme të diversifikimit të burimeve energjitike dhe forcimin e sigurisë së energjisë.

BE mbështetet në Rusinë për rreth një çerek të konsumit të përgjithshëm të gazit. Takimi i ministrave të jashtëm të BE në Pragë të enjten do të diskutojë më tej krizën.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Naftogaz, kompania shtetërore e gazit e Ukrainës, lëshoi një paralajmërim të martën se nëntë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Hungarinë dhe Poloninë, do të përjetojnë së shpejti një rënie në furnizimet me gaz.

"[Gazprom ka] reduktuar pa spjegim dërgesat në 92 milion metra kub për 24 orë, krahasuar me 221 milion metra kub të premtuara," tha zëdhënësi i Naftogaz, Valentin Zemljanski.

Reduktimi i ri i furnizimeve nëpërmjet Ukrainës erdhi pas takimit të kryeministrit rus Vladimir Putin të hënën me CEO të Gazprom Aleksei Miller, i cili thuhet se rekomandoi masën për të ndëshkuar Ukrainën për shterimin e pretenduar të gazit.

"Filloni ta reduktoni atë që sot," thuhet se i tha Putin Miller.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment