Qeveria serbe e ndarë lidhur me marrëveshjen e gazit

30/12/2008

Megjithse u përshëndet si marrëveshja e shekullit për Serbinë, marrëveshja e energjisë me Rusinë dhe shitja e Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS) Gazprom të Rusisë po shkakton debat të madh në Beograd dhe të çara serioze në qeverinë serbe.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 30/12/08

photo

Presidenti rus Dmitri Medvedev (djathtas) shtrëngon dorën me presidentin serb Boris Tadiç në Kremlin në 24 dhjetor. [Getty Images]

Pas muajsh negociatash e debatesh, kompania ruse Gazprom bleu Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS) për 400 milion euro në 24 dhjetor duke u zotuar të investojë së paku 500 milion euro në kompaninë serbe.

Të njëjtën ditë, presidenti serb Boris Tadiç dhe homologu i tij rus Dmitri Medvedev nënshkruan marrëveshjet politike mbi ndërtimin e tubacionit të gazit Rrjedha Jugore nëpër Serbi dhe rindërtimin e depos serbe të ruajtjes së gazit në Banatski Dvor.

Megjithse u paraqit si marrëveshja e sheklullit për Serbinë, marrëveshja e energjisë me Rusinë ka ndarë anëtarët në qeverinë serbe pasi disa parti e shohin marrëveshjen si në dëm të vendit.

Nënkryeministri dhe kreu i partisë G17 Plus Mlagjan Dinkiç tha se Gazprom e rrëmbeu kompaninë e naftës për shumë më pak se vlera e saj e vërtetë, duke pretenduar se vendi mund të merrte deri në 800 milion euro për shitjen. Dinkiç, që thotë se Serbia nuk ka marrë garanci të forta se tubacioni i gazit do të kalojë nëpër territorin e saj, la të kuptohej gjithashtu mundësinë që partia e tij të tërhiqej nga qeveria lidhur me mosmarrëveshjet me partnerët e koalicionit qeverisës.

Megjithatë, Tadiç tha se rënia në çmimin global të naftës kishte reduktuar ndjeshëm vlerën e kompanive të naftës, duke përfshirë NIS. Tadiç gjithashtu beson se dokumenti që ai nënshkroi me homologun e tij rus kishte mjaft garanci se rusët do të ndërtonin një tubacion gazi që mund të ndryshonte krejtësisht ekonominë serbe.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tubacioni i gazit Rrjedha Jugore "është tepër i rëndësishëm për të dy vendet si dhe për tërë Ballkanin dhe do ta kthejë Serbinë në një destinacion strategjik për investimin e huaj dhe një pikë qendrore për furnizimet rajonale të gazit", vuri në dukje ministri i jashtëm Vuk Jeremiç.

Megjithatë, sipas marrëveshjeve, në se tubacioni i gazit do të shtrihet nëpër Serbi nuk do të dihet deri në shtator 2009. Për shkak të krizës globale ekonomike, disa analistë dyshojnë se Rusia mund t'ja dalë të ndërtojë fare Rrjedhën e Jugut.

"Kalimi i tubacionit të gazit është një gjë shumë pozitive për Serbinë... Ajo forcon pozitën gjeostrategjike të vendit dhe do të sjellë të ardhura vjetore...Në qoftë se Serbia ka tubacionin, atëhere ja vlen sakrifica lidhur me industrinë e naftës," tha ambasadori frëng në Beograd, Zhan-Fransua Terral.

Serbia pret gjithashtu që çmimet e gazit natyror të bien në qoftë se Rusia ndërton me të vërtetë tubacionin e Rrjedhës Jugore. Beogradi po paguan tani sasi të mëdha parash për furnizmet e gazit natyror nëpërmjet Hungarisë. Në qoftë se tubacioni i ri do të kalojë nëpër Serbi, ajo do të fitojë para gjithashtu nga shpërndarja e gazit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment