30/12/2008
Gjykata e Lartë e Serbisë mbajti të hënën dënimet për nëntë vetët e pandehur për vrasjen e Zoran Gjingjiç, por reduktoi ato të dhëna për tre pjesëmarrës të tjerë.
(Beta, B92, Radio Serbia, AP, VOA, Javno.hr - 29/12/08)
![]() Komandanti paraushtarak Milorad Ulemek (në mes) u gjet fajtor në 2007 për organizmin e vrasjes. [Getty Images] |
Gjykata e Lartë e Serbisë konfirmoi të hënën (29 dhjetor) dënimet për nëntë nga 12 pjesëmarrësit në vrasjen e 2003 të kryeministrit Zoran Gjingjiç. Ajo reduktoi dënimet e dhëna për tre anëtarë të tjerë të grupit.
Gjykata mbajti dënimet me 40 vjet dhënë nga Gjykata e Posaçme e Beogradit për Krimin e Organizuar në maj 2007 ndaj Milorad "Legija" Ulemek dhe Zvezdan Jovanoviç, të dyshuarit kryesorë në vrasjen e të parit kryeministër të Serbisë të zgjedhur demokratikisht.
Gjykatësit e gjetën Ulemek, një ish komandant i njësitit famëkeq të posaçëm të policisë, njohur si Beretat e Kuqe, fajtor për orkestrimin e sulmit ndaj Gjingjiç i cili vdiq nën një breshëri plumbash jashtë godinës kryesore të qeverisë në Beograd në 12 mars 2003. Ata gjetën fajtor gjithashtu Jovanoviç i cili shërbente si zëvendës i tij në Beretat e Kuqe, për ekzekutimin e vrasjes.
Gjykata e Lartë veç kësaj konfirmoi dënimet 35-vjeçare për Aleksander Simoviç, Ninoslav Konstandinoviç dhe Vladimir Milisavljeviç, të gjithë anëtarë të një grupi kriminal të quajtur Klani Zemun. Ajo mbajti dënimet 30-vjeçare dhënë dy anëtarëve të tjerë të bandës, Milosh Simoviç dhe Milan Jurishiç si dhe ish oficerit të Agjensisë së Sigurimit të Informacionit, Branislav Bezareviç si dhe dënimin me tetë vjet për ish anëtarin e Beretave të Kuqe, Sasha Pejakoviç.
Gjykata e Lartë megjithatë bëri disa zbutje, duke shkurtuar dënimin 35-vjeçar për Sretko Kaliniç të Klanit Zemun në 30 vjet, duke gjetur se dënimi më i shkurtër ishte i përshtatshëm për rolin e tij në vrasje. Duke konsideruara pranimin e Dushan Krsmanoviç, gjykatësit shkurtuan dhjetë vjet nga dënimi origjinal i tij prej 30 vjetësh. Ish anëtari i Beretave të Kuqe Zheljko "Zmigi" Tojaga e pa dënimin e tij origjinal prej 30 vjetësh të përgjysmuar pasi gjykata vendosi se ai kishte marrë pjesë në vetëm një pjesë të komplotit për të vrarë Gjingjiç, dhe tamam, në orvatjen e 21 shkurtit 2003 për të bërë një aksident me makinë në Beograd.
Qëllimi i konspiratorëve, sipas verdiktit, ishte të kthenin në fuqi aleatët e ish presientit Slobodan Millosheviç, të ndalnin reformat pro-perëndimore dhe të përjashtonin çdo ekstradim të ardhshëm të të dyshuarve të krimeve të luftës në gjykatën e OKB për krimet e luftës në Hagë.
Sipas agjensisë së lajmeve Beta me bazë në Beograd, vendimi i Gjykatës së Lartë të hënën i kategorizoi krimet e kryera nga Ulemek si konsipraci me qëllim të veprimeve anti-kushtetuese. Zëdhënësja e gjykatës Vesna Dabiç vërejti se Ulemek dhe Jovanoviç të cilët morën dënimet maksimale, kanë tani një afat 15-ditor për të mbushur kërkesat për apelin në qoftë se duan të bëjnë kështu dhe Gjykata e Lartë do të mblidhet atëhere të vendosë për rastin.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes