26/12/2008
Sipas UNICEF, rreth 70% e fëmijëve në Serbi vuajnë nga dhuna fizike apo psikologjike në shtëpi me kategorinë më të rrezikuar të jenë fëmijë nga familjet e varfëra rome.
Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 26/12/08
![]() Autoritetet serbe thonë se po planifikojnë hapa për të nxitur strategji më të mira prindërore. [Nikola Barbutov] |
Ndëshkimi trupor në Serbi është i paligjshëm në shkolla por jo në shtëpi.
Punonjësit socialë, puna e të cilëve është të reagojnë ndaj çdo akti të raportuar dhune, vënë në dukje se problemi është rritur gjatë disa viteve të fundit. Forma më e shpeshtë e abuzimit është neglizhimi i nevojave bazë të fëmijës, pasuar nga kërcënime me fjalë dhe abuzimin më të ashpër fizik.
Familjet rome kanë një ndodhje të lartë të ndëshkimit trupor dhe një risk më të lartë abuzimi. UNICEF raporton se 80% e prindërve romë ndëshkojnë fëmijët e tyre për faje, ose fizikisht ose psikologjikisht, duke tejkaluar shifrën prej 70% për fëmijët serbë në tërësi. Më tepër se një e treta, 35%, e nënave rome u japin shuplaka fëmijëve të tyre.
Rrahja me shuplakë e fëmijëve është ndaluar me ligj në 16 vende evropiane, Kanada dhe Zelandën e Re. Kur vjen puna te ish republikat jugosllave, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e kanë shtuar këtë element në ligjin e familjes.
Një grup fëmijësh i dorëzoi së pari një kopje të nismës së mos-rrahjes me shuplaka, avokatit të popullit të Serbisë një muaj më parë, gjë që nisi një debat të gjerë publik mbi çështjen.
Avokati i popullit Sasha Jankoviç thotë se futja e sanksioneve ligjore për prindërit që ndëshkojnë fizikisht fëmijët e tyre është një temë shumë delikate, pasi skeptikët mund t'i interpretojnë të tilla dënime si "ndërhyrje në marrëdhëniet familjare".
"Abuzimi i fëmijëve duhet të luftohet jo vetëm me ligje e rregulla, por duhet të ndryshojë gjithashtu ndërgjegjësimi i vetë prindërve," tha Jankoviç.
Zyrtarja e lartë në ministrinë e politikës sociale, Liljana Luçiç ka njoftuar se ministria do të propozojë amendamente ndaj ligjit të familjes në mënyrë që të ndalojë ndëshkimin trupor si një masë, në rritjen e një fëmije.
"Duhet të nxiten masa pozitive prindërore dhe rrahja me shuplaka si një formë e disiplinës duhet shrrënjosur," tha Luçiç.
Sipas saj, qeveria do të miratojë së shpejti një strategji kombëtare që ka për qëllim kryesisht mbajtjen e një regjistrimi më të mirë të dhunës kundër fëmijëve me qëllim që të përcaktohet me saktësi gama e problemit. Shteti planifikon gjithashtu të nxisë masa pozitive të disiplinës në vend të ndëshkimit fizik nëpërmjet fushatave edukuese në nivel lokal.
Psikologu Zharko Trebjeshanin thekson se ndërshkimi trupor si një mënyrë disiplinimit të një fëmije është e rrënjosur thellë në traditën serbe.
Ai shton se përdorimi i pëllëmbës për të disiplinuar fëmijët mund të japë më tepër pasoja negative se pozitive pasi fëmijët mund të adoptojnë agresionin si një model sjelljeje.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes