EULEX vendoset të nisë operacionet në 9 dhjetor

04/12/2008

Ministrat e jashtëm të NATO-s të takuar këtë javë thanë se vendosja e misionit të BE anembanë Kosovës është një përparësi e lartë dhe një zyrtar i misionit dha 9 dhjetorin si datë e nisjes.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë – 04/12/08

photo

Misioni i EULEX pritet të marrë përsipër shumë nga përgjegjësitë e UNMIK. [Getty Images]

Ministrat e jashtëm të NATO-s të takuar këtë javë thanë se është tepër e rëndësishme për misionin e BE në Kosovë të bëjë diçka e të veprojë shpejt.

"Vendosja e shpejtë e Misionit të Bashkimit Evropian të Rendit të Ligjit (EULEX) anembanë Kosovës është një përparësi urgjente," thanë ministrat në një deklaratë lëshuar të mërkurën (3 dhjetor) në fund të takimit dy-ditor. "Ne inkurajojmë fort autoritetet e Kosovës dhe Serbinë të bashkëpunojnë plotësisht me të gjithë faktorët e duhur gjatë dhe pas peruiudhës së transferimit të autoritetit."

Ministrat u zotuan gjithashtu se një prani "e fuqishme" e KFOR do të mbetej në Kosovë për të ndihmuar sigurimin e stabilitetit dhe për të qënë pranë me zbatimin e rregullave të reja të sigurisë duke përfshirë tranzicionin nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

"KFOR do të bashkëpunojë dhe do të asistojë OKB, BE dhe aktorë të tjerë të duhur ndërkombëtarë për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike, shumë-etnike e paqësore," lexonte deklarata.

EULEX ka njoftuar 9 dhjetorin si datë të nisjes së vet, duke shtuar se ai ka në plan të nisë zbatimin e mandatit të tij në të gjitha pjesët e Kosovës, duke përfshirë pjesët me mbizotërim serb të veriut, sa të jetë e mundur më parë.

"9 dhjetori është data kur policia e EULEX do të vijë në Kosovë dhe do t'i bashkohet kolegëve të tyre nga policia e Kosovës... dita që prokurorët do të marrin detyrat e tyre në gjykatat anembanë Kosovës. EULEX do të nisë misionin e vet në terren në 9 dhjetor," i tha B92 drejtori i komunikacioneve të misionit, Viktor Ruter.

Misoni mundet potencialisht të ndeshë kundërshtim të dhunshëm lokal. Shqiptarët e Kosovës mbajtën një tubim të madh në Prishtinë më parë kësaj jave për të protestuar ndaj EULEX, ndërsa serbët e Kosovës kanë shtyrë që ai të qëndrojë larg nga veriu. Të mërkurën natën, grupe lokale serbe, siç thuhet të zemëruara rreth misionit, vandalizuan disa makina në Mitrovicë dhe një nxënëse shqiptare etnike e shkollës së mesme tha se serbët e sulmuan atë.

Krerët në Beograd e Prishtinë kanë treguar mbështetjen e tyre për EULEX. "Ne duhet të bashkëpunojmë nga afër dhe në asnjë mënyrë nuk do të toleronim përbetimet, akuzimet e hedhjen e gurëve ndaj partnerëve tanë," tha të mërkurën kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai shtoi megjithatë se shtetasit dhe institucionet e Kosovës do të kundërshtonin çdo refuzim nga EULEX për t'u vendosur anembanë vendit që në ditën e vet të parë. Në një rast të tillë, "misioni humbet kuptimin e vet", tha Thaçi më parë kësaj jave.

Ai pranoi se EULEX do ta gjente veriun një territor jomikpritës. "Kjo situatë është krijuar nga kushtet atje dhe pranimi i strukturave paralele," tha ai. Megjithatë, ngulmoi se, "vazhdimi i këtyre kushteve është i patolerueshëm."

Kryetari i bashkisë së Mitrovicës Bajram Rexhepi tha të martën se administrata e tij ishte gati të bashkëpunonte deri sa EULEX të respektojë parimet me të cilat është ngarkuar në vendosjen e vet".

EULEX i duhet ende megjithatë të krijojë një prani fizike në Mitrovicën veriore. Një zyrë për misionin nuk është ngritur ende atje, ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment