Serbia kërkon amendamente të marrëveshjes së Kumanovës; Kosova thotë jo

04/12/2008

Zyrtarët serbë duan të ndryshojnë marrëveshjen e Kumanovës në mënyrë që ushtria e tyre të mund të operojë brenda zonës tokësore të sigurisë, pa lejen e KFOR.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 04/12/08

photo

Sipas marrëveshjes së vitit 1999, ushtrisë serbe i duhet leja e komandantit të KFOR për të hyrë në Zonën e Sigurisë Tokësore. [Getty Images]

Zyrtarët e lartë serbë kanë kërkuar për amendamente të marrëveshjes së Kumanovës, që zyrtarët e ish Jugosllavisë dhe NATO-s nënshkruan në 9 qershor 1999 për t'i dhënë fund veprimit të NATO-s në Serbi gjatë konfliktit të Kosovës.

Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës ngriti një Zonë të Sigurisë Tokësore që shkonte 5 km përtej kufirit me Kosovën në territorin tjetër ish jugosllav, ku trupat e ushtrisë ish jugosllave nuk mund të hynin pa lejen e komandantit të KFOR në Kosovë. Ajo vendosi gjithashtu një zonë 25-km mosfluturimi. Qëndrimet ndaj zonave janë zbutur gjatë nëntë viteve të fundit.

Marrëveshja i jep gjithashtu komandës së KFOR opsionin për të thirrur deri në 1,000 ushtarë serbë në Kosovë, kryesisht për të mbrojtur momumentet e krishtera dhe vendbanimet serbe.

Zyrtarët serbë e konsiderojnë marrëveshjen të vjetëruar sepse NATO dhe Serbia nuk janë më armiq të kohës së luftës dhe sepse Serbia u bashkua me programin e Partneritertit për Paqe të NATO-s.

"Serbia ka demonstruar se është një faktor stabiliteti në rajon... Nuk ka arsye objektive sigurie pse duhet të ekzistojë [një zonë mos-fluturimi]," i tha së përditshmes së Beogradit, Politika, presidenti serb Boris Tadiç.

Ministri serb i mbrojtjes, Dragan Sutanovac tha se revizionimi i marrëveshjes së Kumanovës nuk do të thoshte kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë, pavarësisht nga kushti që lejon 1,000 trupa të kthehen në ish krahinën.

Ai e quajti "absurde" që prania e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës të varet nga komandanti i KFOR.

Prishtina ishte kundër argumenteve të Beogradit. Të dielën, ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku dënoi idenë e modifikimit të marrëveshjes.

"Marrëveshja e Kumanovës do të thoshte kapitullimi i Jugosllavisë së atëhershme dhe Serbisë. Çdo orvatje për ta ndryshuar atë është pjesë e një fushate diplomatike nga Serbia për të detyruar qëndrimet dhe axhendën e saj ndaj NATO-s," tha Çeku.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri i tanishëm Hashim Thaçi u bëri jehonë këtyre mendimeve. "Çdo ushtar serb dhe administratë serbe e la Kosovën por ëndrra e Beogradit mbetet," tha ai.

Kosova ka "ushtrinë e vet, organet e saj të sigurisë dhe NATO-n" dhe "sovraniteti e integriteti janë të patjetërsueshme" për Kosovën, shtoi ai. Analistët parashikojnë se përfitimi më i madh i Beogradit nga modifikimi i marrëveshjes do të ishte aftësia për të marrë vendime ushtarake në Zonën e Sigurisë Tokësore pa pëlqimin e KFOR. Zona përfshin komunat e jugut të Serbisë me një popullsi të madhe etnike shqiptare.

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe gjenarali Zdravko Ponosh tha se bisedimet me NATO-n mbi çështjen mund të nisnin më pas këtë muaj.

Përfaqësuesit e NATO-s nuk kanë bërë ende ndonjë deklarim zyrtar lidhur me nismën, megjithatë një burim anonim i NATO-s i tha medias lokale se Aleanca nuk ka fare gjasa ta revizionojë paktin ndërsa EULEX, misioni i BE për Kosovën, përgatitet të vendoset atje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment