Kosova përgatitet të luftojë krimin e organizuar

02/12/2008

Qeveria e Kosovës nisi të punojë të hënën mbi një strategji të luftës së krimit të organizuar, korrupsionit dhe kontrabandës, që ajo i quan një kërcënim për vizionin e saj euro-atllantik.

Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë -- 02/12/08

photo

"Ne nuk do të lejojmë asnjë pjesë të territorit [tonë] të transformohet në një oaz të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës," tha kryeministri Hashim Thaçi. [Dosje]

Qeveria e Kosovës nënvizoi të hënën (1 dhjetor) vendosmërinë e vet për të luftuar krimin e organizuar. Në një konferencë në Prishtinë të titulluar "Një Strategji për Luftimin e Korrupsionit dhe të Krimit të Organizuar", kryeministri Hashim Thaçi u tha të pranishmëve se qeveria do që të përgatisë Kosovën për të ardhmen e saj brenda BE dhe NATO por një objektiv i tillë nuk mund "të arrihet në qoftë se krimi i organizuar lejohet të rrënjoset thellë në Kosovë".

Qeveria planifikon dy rrugë: forcimi i bazave ligjore të një politike anti-korruptive dhe zbatimi i këtyre masave në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Thaçi kërkoi unitet të brendshëm për të arritur këtë qëllim dhe këshilla nga partnerët ndërkombëtarë. Ai tregoi EULEX, misionin e rendit të ligjit të BE, si një forcë që do të ndihmonte forcimin e sovraniteti të Kosovës. Nisja e EULEX është shtyrë pas me një javë, në 9 dhjetor.

"Ne e konsiderojmë vendosjen e EULEX në krejt territorin e Kosovës si një mbështeje të madhe në këtë betejë" kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha Thaçi. Ai paralajmëroi se institucionet e Kosovës do të jenë shumë kritike ndaj EULEX në se ai nuk vendoset në veriun e mbizotëruar nga serbët.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Qeveria mund të flasë për disa hapa konkrete që ka ndërmarrë. Agjensia e Anti-korrupsionit ka përcjellë një numër rastesh tek prokurori publik ndërsa po ndërhyn në rastet e konfliktit të interesave. Qeveria ka miratuar gjithashtu një strategji për menazhimin e kufijve të vendit, një ligj mbi policinë shkurtin e shkuar dhe një plan për të luftuar trafikun njerëzor.

Thaçi, megjithatë, shprehu shqetësim rreth veriut të pabindur të Kosovës, duke thënë se është detyra e gjithsecilit, veçanërisht në veri, të mbështesë përpjekjet anti-krim të qeverisë. Ai paralajmëroi: "Mungesa e rendit të ligjit, një tolerancë për strukturat paralele të paligjëshme dhe lulëzimi i korrupsionit dhe kontrabandës dëmton të gjithë shtetasit e Kosovës...Ne nuk do të lejojmë asnjë pjesë të territorit [tonë] të transformohet në një oaz të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës."

Kontrabanda ka qenë veçanërisht e shquar në veri, ku serbët etnikë që protestonin kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkatërruan dy pika doganore në shkurt. Ibrahim Rexhepi, një gazetar kryesor ekonomik, shkruante në të përditë=shmen Express të së hënës se rrallësia e privatizimit tregon "sa e vështirë është të fitosh kontroll mbi ekonominë atje".

Në nëntor, Komisioni Evropian (KE) lëshoi një raport që përmbante kritikë e sugjerime për Kosovën. KE deklaroi se Kosovës i mungon "aftësia administrative, mjetet dhe vendosmëria" për të zbatuar legjislacionin e vet anti-krim dhe kërkoi forcë më të madhe në luftimin e të gjitha formave të krimit të organizuar, duke përfshirë pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment