Garë e ngushtë parlamentare në Rumani

01/12/2008

Me asnjë nga pretenduesit që siguruan një mandat të qartë, javët që vijnë kanë gjasa të shohin negociata të dendura mbi formimin e një qeverie të re.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 01/12/08

photo

Kreu i Partisë Social Demokratike (PSD) Mirçea Geoana shpalli fitoren të dielën, por gara mbetet e ngushtë dhe janë të mundëshme skenarë të ndryshëm qeverisës. [Getty Images]

Rumunët shkuan në votime të dielën (30 nëntor) për zgjedhjet e gjashta parlamentare të vendit që nga fundi i komunizmit. Këto qenë zgjedhjet e para nën një sistem uninominal në të cilat votuesit mund të zgjidhnin kandidatët individualë në vend të listave të partisë.

Deri të hënën në mëngjes, rezultatet paraprake nga Zyroja Qendrore e Zgjedhjeve treguan se koalicioni i Partisë Social Demokratike (PSD) dhe Partisë Konservatore (PC) rifitoi kryesimin e vet ndaj Demokratëve Liberalë (PDL). Më parë, PDL kishte dalë përpara me një diferencë të vogël.

Me 92.73% të votave të numëruara, aleanca PSD-PC kishte 33% të votave, ndjekur nga PDL me 32.57%. Partia Kombëtare Liberale (PNL) e kryeministrit Kalin Popesku Tarikeanu ishte e treta me 18.32%.

Në senat, PSD-PC kishte 33.99% ndjekur nga PDL me 33.79% dhe PNL me 18.49%. Bashkimi Demokratik i Hungarezëve (UDMR) ndërkohë pritet të mbledhë midis 6.2 dhe 6.4% të votave në të dy dhomat.

Kreu i PSD Mirçea Geoana deklaroi fitoren të dielën natën, duke thënë se Rumania kishte "dhënë një mesazh". Ai ftoi partitë e tjera të negocionin formimin e një kabineti.

Zgjedhjet u bënë një ditë pas festës kombëtare të Rumanisë, Ditës së Bashkimit dhe pjesëmarja ishte shumë e ulët, në 39,26%. Shumë njerëz nga qytetet kishin ikur për pushimet tre-ditore, gjë që mund ta ketë shkurtuar ndjeshëm pjesëmarrjen. Sistemi i ri votues nuk lejon votimin jashtë distriktit zgjedhor.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bazuar në garën e ngushtë, ka më shumë se një skenar të mundshëm për qeverinë e ardhëshme. Më e sigurtë është një aleancë midis PSD dhe PNL, ndoshta me Geoanën si kryeministër.

Megjithatë, PNL mund të vendosë të shkojë me PDL e cila është e lidhur me presidentin Trajan Bashesku. Ish ministri i brendshëm Vasile Blaga del si një kryeministër i mundshëm në këtë skenar. Bashkëpunimi i mëparshëm i këtyre partive u prish pas një grindjeje personale midis Basheskut dhe Tarikeanut.

Opsioni më pak i besueshëm do të ishte një aleancë midis PSD dhe PDL. Të dy partitë janë të kundërvëna ashpër dhe ish kreu i PSD Ion Iliesku tashmë e ka përjashtuar këtë mundësi.

Ndërkohë, Partia nacionaliste e Rumanisë së Madhe, nuk ja doli të futet në parlament duke rënë nën pragun e 5%.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment