Kujdesi shëndetësor i Kosovës në gjendje "katastrofike"

28/11/2008

Reformat janë urgjentisht të nevojshme për të rregulluar një sistem jofunksional, paralajmëron një ekspert i OBSH.

Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë -- 28/11/08

photo

Mjekët thuhet se kryejnë transplante të paligjshme në Kosovë. [File]

Kujdesi shëndetësor në Kosovë është "skandaloz" dhe as mungesa e fondeve nuk mund të justifikojë situatën, një ekspert i OBSH raportoi këtë muaj.

"Ju keni profesionistë ... por ju nuk i përdorni ata; kjo është arsyeja se pse problemet në sistemin e kujdesit shëndetësor janë katastrofike," citoi media lokale Antonio Duran. Ai fajësoi ministrinë e shëndetësisë për mungesën e një plani për të ndrequr situatën.

Ministri i shëndetësisë të Kosovës Alush Gashi, edhe ai mjek, tha se autoritetet po bëjnë atë që munden. "Me 12 euro cent për ditë për person ... nuk mund të imagjinoj njeri ti ofrohet shërbim shëndetësor sipas një standardi Evropiano Perëndimor," tha ai për të përditshmen Kosova sot.

Por mesazhi i OBSH për autoritetet e Prishtinës ishte i qartë: edhe një buxhet i kufizuar mund të prodhojë një shërbim të kujdesit shëndetësor në Kosovë. "Harroni elementët dëmtues dhe filloni menjëherë me reformat," tha Duran për stacionin televiziv RTV21.

Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqënies ka ftuar ministrin ti japë shpjegime kombit lidhur me gjendjen e vështirë. Gashi siguroi ligjvënësit dhe ministria po punon për të përmirësuar situatën.

Duke ju shtuar problemeve, parlamenti nuk ka qenë në gjendje të kalojë një ligj mbi sigurimin shëndetësor. Një projekt ligj qëndron në pritje për shkak se do të ishte i shtrenjtë të dekretohej.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Skandalet e kujdesit shëndetësor kanë marrë mbulim të madh së fundmi në Kosovë, sidomos në rastin e klinikës Medicus, ku flitet se mjekët kryenin transplante të paligjshme dhe Spitali Turk i cili thuhet se kryente fertilizime të papërshtatshme artificiale.

Zëdhënësja e Policisë Veton Elshani tha se disa pacientë në Spitalin Turk kanë dëshmuar për trajtim jo të mirë. Sidoqoftë ai theksoi se pretendimet e tyre kërkojnë rishikim të kujdesshëm.

Ndërkohë e përditshma Express njoftoi se autoritet mund të mbyllin 40 klinika të tjera private në Kosovë, ose për shkak se po kryejnë procedura të paligjshme ose sepse u mungon licenca e ministrisë së shëndetësisë.

Parlamenti ka miratuar një ligj mbi institucionet private shëndetësore dhe komisioni parlamentar mbi shëndetësinë, punën dhe mirëqënien pritet të lëshojë një raport mbi veprimet e këtyre institucioneve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment