27/11/2008
Rumunët drejtohen për në votime të dielën për zgjedhjet e para në vend të organizuar nën një sistem votimi uninominal.
Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht - 27/11/08
![]() Partia Social Demokratike bleu hapësira të stendave të afishimit në Kluzh-Napoka. [Getty Images] |
Rumunët do të shkojnë në votime të dielën (30 nëntor) për zgjedhjet e përgjithshme. Këto do të jenë të parat sipas një sistemi votimi, në të cilin votuesit zgjedhin kandidatët individualë dhe jo një parti, si ishte rasti më përpara. Si pasojë kandidatët u është dashur të investonin më shumë energji në fushatë, për të pasur një shans të fitonin.
Votimi vjen mbasi një kthimi të rëndësishëm të vendit. Ekonomia po rritet me një normë të pashembullt prej 9%, korrupsioni është akoma një pengesë dhe projektet thelbësore të infrastrukturës po ngadalësohen. Një mungesë e përpjekjeve të dukshme të institucioneve qeveritare për të thithur ndihmat evropiane ka marrë qortimet nga blloku.
Në kërkim të votave, partitë caktuan gati 3,000 kandidatë, duke përfshirë figura publike si artistë, atletë dhe gazetarë të mirënjohur.
Sondazhi i fundit i INSOMAR -- i porosituar nga Realitatea TV dhe i publikuar të hënën -- sugjeron se 35% e votuesve janë në favor të partisë opozitare, Partia Social Demokratike (PSD), 32% mbështesin Partinë Liberal Demokratike (PDL) dhe 21% mbështesin Partinë Kombëtare Liberale (PNL).
Sidoqoftë sipas të njëjtit sondazh, 38% e të anketuarve dëshirojnë që Theodor Stolozhan i PDL të jetë kryeministër, ndërsa 30% dëshirojnë që Mircea Xhoanë i PSD-së dhe 23% zgjedhin kryeministrin në detyrë Kalin Popesku Tarikeanu.
PSD, e cila i ka bashkuar forcat me Partinë Konservative (PC), shpreson se kriza aktuale globale do të mbështesë pozitën e saj, pasi votuesi janë të shqetësuar për humbjen e votave. "Partitë e qendrës së majtë duken se janë të përgatitura më mirë lidhur me masat sociale," tha presidenti Geoana i PSD. "Në kohë krize .. ka një anim të subkoshiencës së publikut për të shkuar drejt një partie që sjell si ndjenjën e komoditetit dhe kompetencës.
Ndërkohë PDL shpreson se përpjekjet e forta do ta vendosin atë në krye. Partia ka organizuar derë më derë një pjesë të madhe të strategjisë së saj, ndërsa i ka tërhequr votuesit me slogane dhe sulme negative ndaj kundërshtarëve të saj.
Një nga çështjet thelbësore të fushatës, sidomos në fillim, ishte polemika mbi një rritje të planifikuar të pagave të mësuesve. Partitë opozitare favorizuan rritjen, ndërsa qeveria e kundërshtoi atë. I përballur me një protestë, Tarikeanu lajmëroi një rritje graduale prej 28% të pagave për mësuesit që do të hyjë në fuqi në mars dhe do të përfundojë në shtator 2009.
Disa incidente të dhunshme kanë dëmtuar fushatën. Një autobuz i fushatës së PSD-së, i cili po transportonte Geoanën dhe të tjerët, njoftohet se u qëllua me armë dy javë më para. Në raste të veçanta, aktivistët nga dy parti të ndryshme u grindën lidhur me vendosjen e posterave. Nj[ numër njerëzish kanë përfunduar në spital.
Ministria e brendshme tha se agjentët e saj kanë ndërhyrë në më shumë se 700 incidente të lidhura me fushatën, duke hapur 158 raste procedimi.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes