27/11/2008
Projekti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për vendosjen e EULEX ka fituar mbështetjen unamine nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Prishtina shprehu rezerva serioze por tha se ajo do të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar.
Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë – 27/11/08
![]() Këshilli i Sigurimit të OKB-së hapi rrugë për misionin e BE-së në Kosovë të mërkurën (26 nëntor). [Getty Images] |
Këshilli i Sigurimit të OKB-së dha mbështetjen e tij të mërkurën (26 nëntor) për planin e rekonfigurimit të UNMIK dhe vendosjen e misionit evropian policor dhe gjyqësor në Kosovë. Anëtarët miratuan unanimisht planin prej gjashtë pikash të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që autorizon misionin e EULEX të vendoset në të gjithë territorin e Kosovës.
Drejtuesit e Kosovës kanë kundërshtuar planin e Ban, për shkak se ai do të dobësojë autoritetin e institucioneve të Kosovës. Ministri i jashtëm Skënder Hyseni përsëriti ato mospëlqime të martën, duke i thënë Këshillit të Sigurimit se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë por nuk dëshiron që sovraniteti i tij të vihet në dyshim.
"Kosova nuk është kundër komunitetit ndërkombëtar dhe ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë ngushtë me ta. Por ne nuk e pranojmë planin i cili kërcënon sovranitetin tonë," tha ai. Ai paralajmëroi se plani prej gjashtë pikash do të krijojë dy zinxhirë paralelë autoritetesh, duke penguar përpjekjet e Prishtinës për të sjellë të gjithë vendin në qeverisjen e saj.
Serbia, e cila kundërshtoi në fillim vendosjen e EULEX, ka rënë dakord me një version të amenduar të propozimit të Ban. Sipas saj, vendosja mbetet e veçuar nga plani i Ahtisaarit për pavarësi të mbikqyrur i cili nuk fitoi miratimin e Këshillit të Sigurimit. Enklavat serbe do të kenë fuqi të konsiderueshme vetëqeverisje, duke përfshirë policinë.
Serbia vazhdon të argumentojë se pavarësia e Kosovës është e paligjshme. Aleati i saj i fuqishëm në Këshillin e Sigurimit, Rusia, ka bllokuar planin e Ahtisaarit dhe tani paralajmëron se shpallja e pavarësisë mund të çojë në ndarjen e provincës.
"Tani është një ndarje de facto e Kosovës," tha ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore vazhdojnë të shprehin mbështetjen për Kosovën ndërsa po bëjnë thirrje gjithashtu për vendosjen sa më të shpejtë të EULEX. "Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk janë të negociueshme," tha ambasadori britanik në OKB, John Sawers.
Shefi i sigurisë së BE-së Havier Solana ka thënë se misioni prej 2,000 personash do të vendoset në gjithë Kosovën deri në mesin e dhjetorit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes