Aksidenti sjell në qendrën e vëmendjes kushtet e minierave rumune

25/11/2008

Disa punëtorë në minierat e Petrila, ku vdiqën më shumë se dhjetëra njerëz në shpërthimet e dyfishta në fillim të këtij muaji, thanë se administratorët injoruan paralajmërimet.

Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 25/11/08

photo

Një formim i gazit metan vdekjeprurës shkaktoi shpërthimet e dyfishta në minierat e Petrila në 15 nëntor. [Getty Images]

Pasi Rumania u trondit nga katastrofa e këtij muaji në minierat e Petrila, vëmëndja e rritur po fokusohet në praktikat e industrisë së minierës. Kritikat flasin për injorime të paralajmëruara dhe presionin mbi minatorët për tu kthyer në vendet e punës të pasigurta.

Shpërthimet e 15 nëntorit në luginën Zhiu të Rumanisë përfaqësuan incidentin më të keq të këtij lloji në vend që prej vitit 2001. Një përqëndrimi i gazit metan çoi në dy shpërthime, me atë të dytin që ekzekutoi ekipet e shpëtimit që u përgjigjën mbas të parit.

Tetë minatorë dhe katër punëtorë shpëtimi vdiqën në këtë skenë, ndërsa dhjetëra u shtruan në spital me diegie. Një minator i 13-të vdiq ndërsa ishte në spital të hënën (24 nëntor), dhjetë ditë mbas aksidentit.

"Nuk mund të vazhdojmë më me vrasjet e njerëzëve në miniera," tha presidenti Trajan Bashesku kur po vizitonte skenën e aksidentit. Ai i bëri thirrje autoriteteve për të përmirësuar kushtet e punës.

Një hetim po rishikon ankesat e të afërmeve të viktimave se drejtuesit ishin në dijeni të problemeve në minierat në ditët para shpërthimeve me disa minatorë që kishin pësuar tashmë diegie. Prokurorët hetuan administratorët në Kompaninë Kombëtare të Qymyrit (CNH) në Petrosani.

Sipas një njoftimi të Realitatea TV, miniatorët i kishin raportuar shefave të tyre lidhur me shqetësimet por megjithatë ju duhej të ktheheshin të punonin. Marian Holba, një drejtues i sindikatës të minatorëve, ka depozituar një ankim tek policia lokale, duke pretenduar se ai ka marrë kërcënime me vdekje mbasi kishte dalë në një spektakël televiziv për të diskutuar kushtet e këqija të punës në sektorin e minierave.

Ministri i ekonomisë Varujan Vosganian ka pezulluar administrimin e CHN deri sa të përfundojë hetimi. Ai kërkon gjithashtu një hetim mbi subvencionet shtetërore. Të dhënat zyrtare tregojnë se CNH ka grumbulluar 1.3 miliard euro borxhe ndaj shtetit, duke e bërë atë debitorin më të madh.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Qeveria rumune ka shpërndarë ndihma financiare për familjet e viktimave -- 2,600 euro për të afërmit e viktimave ose të plagosur rëndë dhe 1,300 euro për të plagosurit e tjerë.

Bukureshti do të japë grante të posaçme studenti për 13 fëmijët, baballarët e të cilëve vdiqën javën e kaluar në aksidentin e minierave. Autoritet rajonale dhe CNH kanë premtuar mbështetje të konsiderueshme financiare.

Ndërkohë kryeministri Kalin Popesku-Tarikeanu paralajmëroi ndaj nxjerrjes së konkluzioneve të parakohshme. "Ne duhet të presim rezultatet e hetimit dhe të shmangim spekulimet për momentin," tha ai.

Aksidenti i fundit në Petrila ndodhi në vitin 1982 gjatë epokës së Çausheskut dhe ishte po aq i rëndë. Vdiqën 14 minatorë dhe u plagosën 15.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment